• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

KQZ çertifikon rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë! I hapet rruga krijimit të institucioneve

by E S
08/07/2026 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve.

Në mbledhjen e KQZ-së, rezultatet u certifikuan me votë unanime.

Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse apo 19.44 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë shtatë ulëse me 6.74 për qind.

Kushtetuta parasheh që pas certifikimit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditësh.

Aty duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, e më pas mund të vazhdohet me procedura për formim të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit.

E politikanë dhe njohës të çështjeve ligjore kanë dhënë interpretime të ndryshme se si duhet të vazhdohet fillimisht me presidentin apo me Qeverinë.

Seanca konstituive duhet të thirret nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu.

Next Post
300 kuota të hapura, Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim

300 kuota të hapura, Qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com