• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KPK zbardh vendimin e shkarkimit për Agron Vavlën, pagoi 76 mijë USD për shkollimin e djalit për një vit në SHBA

by Java News
12/02/2019 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e plotë për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Beratit, Agron Vavla. Në vendim bie në sy që Vavla ka probleme të shumta me pasurinë dhe hetimi i KPK është përqendruar vetëm tek ky kriter. Një ndër problemet e konstatuara që vlen të veçohet është ai i shumës së paguar për shkollimin dhe jetesën e djalit të Vavlës në SHBA.

“Subjekti me anë të postës elektronike deklaroi se, E.V., mё datë 14.08.2016, ka udhëtuar drejt SHBA për studime dhe për shkollimin e tij, subjekti ka shpenzuar dhe paguar shumën prej 64.020,04 USD sipas kësteve të përshkruara më poshtë:

Vjeshtë 2016 shuma prej 18.230,90 USD; Pranverë 2017 shuma prej 23.241,14 USD; Vjeshtë 2017 shuma prej 22.584,80 USD;

Më tej subjekti deklaroi se shpenzimet për jetesën e djalit nё SHBA, janë nё shumën 12.000 USD, të cilat ndahen 25 USD /dita X 30 ditë = 750 USD në muaj.

Dhe për periudhën shtator 2016 – 31.12.2017 = 16 muaj X 750 USD = 12.000 USD.

Shpenzime për jetesë dhe shkollim nga gushti i 2016 – 31.12.2017, subjekti ka deklaruar shumën prej 76.020,04 USD”, thuhet në vendim.

Por problemi qëndron tek fakti që Agron Vavla ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të paguar shumat e lartpërmendura për shkollimin dhe jetesën e djalit në SHBA.

Sipas vendimit, Vavla po ashtu nuk ka deklaruar se për djalin e tij në Amerikë ka kontribuar edhe kunati i tij duke dhënë 34 mijë dollarë.

“Pagesa nga sponsori, z. L.G.B., bashkëshorti i hallës, znj. L.B., në shumën 34.965 USD.

Nga këto 19.965 USD për vitin 2016, 15.000 USD për vjeshtë të vitit 2017.

Pagesa nga shtetasi amerikan, z. Sh.Rr., në shumën 23.241,14 USD.

Ky shtetas, deklaron subjekti, ka marrë kredi në emër të tij dhe vlerën e kredisë e ka dërguar për financimin e shkollës së personit të lidhur/djalit të subjektit.

Shlyerja do të fillojë pas përfundimit të shkollës.

Subjekti i rivlerësimit ka fshehur në deklaratë “Veting” sponsorizimin e bërë nga, z. L.B., në shumën 18.230.90 USD në vitin 2016, duke mos e deklaruar tek detyrimet.

Subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të rremë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare gjatë vitit 2016 për shkollimin dhe akomodimin e personit të lidhur/djalit të tij”, thuhet në vendimin e KPK.

/a.meta

Next Post
Maqedonia e Veriut në NATO, Komisioni i Jashtëm voton unanimisht

Maqedonia e Veriut në NATO, Komisioni i Jashtëm voton unanimisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
Meloni e vendosur, rinis dërgimin e azilkërkuesve në Shëngjin në janar, Tajani: Projekti ynë u mbështet nga vendet e BE-së!

LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE

February 18, 2026
Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

Kreu i KMSH uron besimtarët për nisjen e muajit të Ramazanit: Zoti jua pranoftë lutjet!

February 18, 2026
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

Kurti: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme, për liri e mbijetesë

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In