• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KPK shkarkon prokurorin/ Deklaroi 5 mln lekë pronën 300 mijë euro, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj!

by Java News
09/05/2022 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KPK ka shkarkuar Prokurorin e Gjirokastrës, Emror Kasaj. Ky i fundit u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit.

Shqiptarja.com ka raportuar në vazhdimësi për procesin në KPK të Kasajt. Komisioni i Vetingut, duke iu referuar dokumenteve, kontratave dhe përplasjeve gjyqësore, ka konstatuar se vlera e pronës bashkë me ndërtesën ishte 300 mijë euro dhe jo 5 milionë lekë sa e kishte deklaruar Kasaj. Në përgjigjen e tij para Komisionit të Vetingut, prokurori i Gjirokastrës pranoi mospërputhjen, ndërsa tha se i kishte marr 140 mijë euro hua pa interes biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Kasaj tha se një pjesë e parave, 90 mijë euro, ai i kishte marr cash te ish hotel Sheratoni nga biznesmeni Fusha, ndërsa pjesën tjetër prej 50 mijë eurosh në një moment të dytë. Në deklaratën e pasurisë, nuk figuron një hua e tillë. Prokurori Kasaj deklaron vetëm një hua pa interes në vlerën 4.3 mijë euro. Ndërkaq, raporti mes biznesmenit të ndërtimit Shkëlqim Fusha dhe prokurorit Kasaj, është konsideruar si i papërshtatshëm dhe si një sjellje të pa papajtueshme me detyrën nga ana e KPK-së. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Emror Kasaj kishte hetuar një çështje penale, ku mes të pyeturve kishte qenë edhe Shkëlqim Fusha.

“Njoha një person dhe më dha një makinë”

Rrëfimi i prokurorit Emror Kasaj para Vetingut ishte sa i pazakontë, aq edhe i pabesueshëm. Ai tha se duke bërë shëtitje në breg të detit gjatë pushimeve verore kishte njohur një person, i cili qëndonte në Britaninë e Madhe. Ky person i kishte dhënë makinën dhe madje me kushtin që ta përdorte vetëm prokurori Kasaj. Më pas, Kasaj e kishte shitur makinën për 4 mijë euro.

Vëzhguesit ndërkombëtar Steven Kessler u habit nga ky rrëfim dhe e pyeti prokurorin se si ishte e mundur një lëvizje e tillë. Përgjigja e prokurorit ishte edhe më befasues. Ai tha se ishte një naiv i madh. Kasaj pohoi se i kishte dhënë një personi tjetër në mirëbesim 50 mijë euro. Kasaj i kishte dhënë një hua me vlerë 4 mijë euro një tjetër personi, të cilin më herët e kishte pyetur për një çështje penale.

Në vitin 2015, Emror Kasaj ka deklaruar në ILDKPI, përpos të tjerave një pronë me sipërfaqe dhe banesë në Yzberisht, të Tiranë, me vlerë 5 milionë lekë, duke paguar 2.5 milionë lekë pasi do të përfitonte 50 % të pasurisë.

Lirimi i Mihasit

Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë. Mihasi ishte arrestuar në 22 janar 2019, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar rëndë dy prindërit e tij. Pas lirimit në 2019, në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, kërkesë e cila u refuzuar nga gjykata, e cila urdhëroi thellimin e hetimeve.

Mbyllja në konvikt e kryefamiljarit

Në tetor të vitit 2021, Prokurori Emror Kasaj arrestoi dhe më pas mbylli në një konvikt një kryefamiljar italian në Gjirokastër, pasi sipas tij kishte marrë një rulo me qira dhe kërkonte që ta shiste në Shqipëri. Katër fëmijë të mitur dhe bashkëshortja e italianit qëndruan më shumë se sa një muaj në rrugët e Gjirokastrës. Gjykata e Apelit e gjeti të pabazë arrestimin dhe i hoqi masën e arrestit shtëpiak shtetasit italian./m.j

Next Post
VIDEO/ Nano “ngre në këmbë” policinë rrugore pas aksidentit në rrugën e Kavajës. Kapen “mat” shoferët e pabindur

VIDEO/ Nano “ngre në këmbë” policinë rrugore pas aksidentit në rrugën e Kavajës. Kapen “mat” shoferët e pabindur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

August 11, 2026
Turizmi dhe ndikimi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Euro prek kufirin e 93 lekëve për herë të parë në histori, si ra me 34% nga 2011-a

August 11, 2026
Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

August 11, 2026
Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

August 11, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Mjekësi për eksport dhe shëndetësi për import

August 11, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nuancat larushe të “elektoratit gri”

August 11, 2026
VIDEO/ Makthi i zjarreve në Kanada, mbi 20 mijë banorë të tjerë ikin, një i vdekur! Flakët po përhapen me shpejtësi

VIDEO/ Makthi i zjarreve në Kanada, mbi 20 mijë banorë të tjerë ikin, një i vdekur! Flakët po përhapen me shpejtësi

August 11, 2026
E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

August 11, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

August 11, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

HARTA e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, 25 vatra në 24 orë: Aksion me 365 forca dhe 4 helikopterë, 5 ende aktive

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com