• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KPK rihap hetimin për kryegjyqtaren e Lezhës, problem denoncimet

by Java News
18/03/2019 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimitn ka rihapur hetimet për Kryetaren e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari

Seanca e radhës për Niqellarin do të  mbahet ditën e enjten, ora 9:30.

Drejtuesja e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellari, doli në gjykatë më 13 mars, ku u përball me një hetim të kryer në të tri kriteret e rivlerësimit, kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Por, ndërkohë që në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës kaloi pa probleme duke u konsideruar e përshtatshme, ajo që u diskutua nga trupa gjykuese ishin 3 denoncime të publikut, të cilat ngritën dyshime për aftësitë profesionale të kryegjyqtares.

Përpos raportit të ILDKPKI-së, edhe hetimit të KPK-së doli në të njëjtin përfundim. “Komisioni ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasuritë: tokë arë në Përmet, të fituar me ligjin 7501, në bashkëpronësi me familjarët.

Nga hetimi ka rezultuar se nuk ngrihen dyshime për këtë pasuri. Komisioni hetoi edhe në lidhje me një makinë të blerë së bashku me bashkëshortin, që gjithashtu rezulton se nuk ka dyshime. Ndërkohë, nga hetimi administrativ për likuiditetet e deklaruara ka rezultuar se deklarimet janë të rregullta”, tha relatorja Suela Zhegu.

Kjo e fundit, më tej shpjegoi se është hetuar dhe në lidhje me ligjshmërinë e transfertave të babait të gjyqtares, duke konstatuar se dokumentacioni i paraqitur nga Naqellari tregon që të ardhurat janë të ligjshme. Ndërkohë, për Naqellarin u diskutua denoncimi për dhënien e një vërtetimi në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, gjyqtarja sqaroi se bëhej fjalë për një praktikant të drejtësisë, i cili kishte ndjekur seancat gjyqësore për të marrë njohuri dhe kjo praktikë njihej me anën e një vërtetimi nga ana e titullarit.

Më tej, një tjetër denoncim ishte ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPKsë se Naqellari kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë. Për denoncimin e kancelares, gjyqtarja pretendoi se shkeljet nuk ishin kryer nga ajo, por nga vetë kancelarja.

 

 

 

 

 

Next Post
Qeveria spanjolle vendos heqjen ish-diktatorit Franco nga mauzoleumi shtetëror

Qeveria spanjolle vendos heqjen ish-diktatorit Franco nga mauzoleumi shtetëror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In