Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Nga kontrolli i pasurisë, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës Theodhori kaloi me sukses Vettingun.
KPK-ja nuk gjeti asnjë mospajtim të të dhënave të deklaruara me ato reale. Treshja gjykuese e KPK-së përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Genta Tafa Bungo relatore dhe Etleda Çiftja anëtare.
g.kosovari