• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KPK e ndarë mbi statusin e magjistratit për bashkëshorten e Enkelejd Alibeaj

by Java News
05/05/2019 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në shumicë se kryeinspektorja e KLD-së, Marsida Xhaferllari nuk kishte status të magjistratit dhe se për të nuk mund të merrej një vendim. Në pakicë, një nga anëtaret e trupës e cilësoi këtë vendim si “cenim të sigurisë juridike”.

Nga Vladimir Karaj, Birn

Kryeinspektorja e Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari iu nënshtrua një procesi normal rivlerësimi në të tre kriteret, por në vend të vendimit, shumica në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit doli në përfundimin se “objekti ishte bërë i pamundur” dhe nuk mund të kishte një vendim.

Sipas vendimit të zbardhur të publikuar së fundmi, dy nga anëtarët e KPK-së arsyetuan se për shkak se kishte punuar jashtë gjyqësorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates në vitin 2011. Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin të mendimit se për këtë arsye, ish-gjyqtarja duhej t’i nënshtrohej sërish një testimi në Shkollën e Magjistraturës.

Kundër këtij qëndrimi ishte anëtarja Xhensila Pine, e cila arsyeton se vendimi “pa vendim” ndaj Xhaferllarit përbën cënim të sigurisë juridike dhe se ligji që i është referuar shumica, nuk kishte fuqi prapavepruese. Xhaferllari po ashtu e ka kundërshtuar vendimin.

osja ndaj Xhaferllarit u shqyrtuar nga një treshe e kryesuar prej Firdes Shulit, me anëtare Xhensila Pine dhe relator Roland Ilia. Kandidate për të marrë postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por edhe për një nga vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, Xhaferllari u gjet sipas relacionit të lexuar në seancën dëgjimore, pa probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës.

Xhaferllari e ka filluar karrierën si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, ku ka shërbyer nga viti 1999 deri në vitin 2007. Në periudhën dhjetor 2007 deri në shtator 2008, ajo ka punuar si këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe nga shtatori 2008 e deri në janar 2013, si drejtore në Drejtorinë e Kodifikimit si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë. Në vitin 2013, Xhaferllari u emëruar Kryeinspektore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, një post që ajo e ka mbajtur deri zëvendësimin e KLD-së me Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Përplasja për statusin

Shumica në KPK arsyetoi se për shkak të legjislacionit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates dhe duhej t’i nënshtrohej sërish testimit në Shkollën e Magjistraturës. Në arsyetim shumica pranon se Xhaferllari është shkëputur nga pozicioni si gjykatëse kur në fuqi ishte një ligj, i cili i lejonte asaj të kthehej në çdo kohë në punën e mëparshme, por pretendon se kjo e drejtë humbi me hyrjen në fuqi në vitin 2008 të një ligji të ri për “Organizimin e pushtetit gjyqësor”, i cili e lejonte kthimin vetëm brenda tre viteve.

“Duke qenë se në ligjin nr. 9877/2008 nuk ka dispozita kalimtare në lidhje me këtë afat, afati bëhet i zbatueshëm menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit. Kjo do të thotë se afati për të shërbyer jashtë strukturave të gjyqësorit, duke ruajtur njëkohësisht statusin e gjyqtarit, për subjektin e rivlerësimit, ka përfunduar në muajin mars të vitit 2011.  Si pasojë e kësaj, subjekti i rivlerësimit e ka humbur ex lege, statusin e gjyqtarit”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Por Xhaferllari dhe komisionerja në pakicë, Xhensila Pine arsyetojnë se ky qëndrim cënon sigurinë juridike. Pine shprehet në qëndrimin e saj se për Xhaferllarin duhej të aplikohej ligji i vitit 1998 për “Organizimin e pushtetit gjyqësor”, i cili lejonte mbajtje të statusit pa kufizim kohor pavarësisht punësimit në institucione jashtë sistemit të drejtësisë.  “Efekti prapaveprues i ligjit të ri, lidhur me afatin maksimal të zbatueshëm për ruajtjen e statusit, shkel parimin themelor të sigurisë juridike dhe krijon ndryshim përkeqësues për të (reformatio in peius)”, arsyeton Pine.

Por shumica e kundërshton pretendimin se bëhej fjalë për prapaveprim të ligjit. Sipas dy anëtarëve të tjerë të trupës, afati tre vjeçar fillon në momentin që ligji i ri hyri në fuqi dhe jo më herët.

“Lidhur me këtë qëndrim të subjektit, trupi gjykues gjykon se zbatimi i afatit 3-vjeçar për të shërbyer jashtë gjyqësorit, duke ruajtur statusin e gjyqtarit, fillon nga muaji mars i vitit 2008, dhe nuk ka efekt prapaveprues. Zbatimi i afatit 3-vjeçar nuk ka efekte prapavepruese”, thuhet në arsyetimin e shumicës.  Shumica thotë se përndryshe nga pretendimi i Xhaferllarit, ajo duhej të kishte marrë në konsideratë kufizimet që mund të ndodhnin sa i përket statusit të saj të “një gjyqtari jashtë sistemit gjyqësor”.

“Gjithashtu, subjekti i rivlerësimit duhej të kishte qenë në dijeni të mundësisë që me kalimin e kohës, ndryshimet e mundshme ligjore mund të sillnin edhe kufizime në sens shtrëngues”, thuhet në vendim.

Përkundër këtij qëndrimi, Pine arsyeton se ligji i vitit 2008 “Do të kishte fuqi vetëm ndaj gjyqtarëve të rekrutuar në strukturat jashtë gjyqësorit, pas hyrjes në fuqi të tij dhe nuk mund të kishte fuqi prapavepruese ndaj gjyqtarëve të rekrutuar në strukturat jashtë gjyqësorit, përpara hyrjes në fuqi të tij”.

Po ashtu sipas saj, Xhaferllari “nuk mund të vihej para kufizimeve që do të vinin duke u shtrënguar prej ndryshueshmërisë të ligjit, i cili përkeqësonte një gjendje të vendosur me një ligj të mëparshëm”.

 

I ndarë trupi gjykues ka arsyetuar edhe mbi pozicionet që Xhaferllari mbajti jashtë sistemit gjyqësor. Shumica arsyeton se ajo kishte pasur pozicione që binin ndesh me statusin e magjistratit. “Ajo ka shërbyer në pozicione që nuk parashikohen nga ligji mbi organizimin e gjyqësorit nr. 9877/2008”, thuhet në arsyetimin e shumicës.

Sipas Pines, ky argument nuk qëndron pasi Xhaferllari ishte “në kushtet kur funksionet e saj si gjyqtare “ngrijnë”, (dhe) nuk i ka të aplikueshme ndalimet e parashikuara për gjyqtarin, i cili ushtron efektivisht këtë detyrë”.

Në fund, shumica arsyetoi se Xhaferllari duhej t’i nënshtrohej testimit në “Shkollën e Magjistraturës” në mënyrë që KPK të mund të përfundonte rivlerësimin e saj në të tre kriteret. Sipas shumicës, pa rezultatet e testimit, KPK nuk mund të përfundojë vlerësimin për aftësitë profesionale. “Për sa kohë që këto rezultate nuk janë të disponueshme, trupi gjykues, nuk mund të kryejë vlerësimin e aftësive profesionale dhe nuk mund të kryejë rivlerësimin kalimtar të subjektit të rivlerësimit,” thuhet në vendim.

Ndryshe nga sa arsyetoi shumica, anëtarja në pakicë, Xhensila Pine mendon se kryeinspektori në detyrë nuk kishte pse i nënshtrohej testimit, bazuar në ligjin e ri për “Statusin e gjyqtarit”. “Nuk parashikon testimin në Shkollën e Magjistraturës, konfirmuar kjo edhe me provën e depozituar nga subjekti në njoftimin nr. *** prot., datë 26.3.2018, të Shkollës së Magjistraturës, për zhvillimin e testimit për inspektorët që nuk kanë status, në të cilin nuk përfshihet subjekti i rivlerësimit,” arsyeton Pine.

Next Post
Atalanta mund Lazion, Gjimshiti luan mrekullisht

Atalanta mund Lazion, Gjimshiti luan mrekullisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In