Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Hysni Mulaj.
Vendimi u la në fuqi nga trupa e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo.
‘Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 539, datë 08.06.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Mulaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.
A dini shqip ju apo jo,lexojeni vendimin e shkalles se pare o analfabete