• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kozeta Zavalani rrëfen jetën në emigracion pas ’97-ës, nga gazetarja në ekran te pastrimi i shtëpive në Greqi

by E B
10/10/2026 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kozeta Zavalani, autore dhe gazetare, ndau një histori personale nga jeta e saj, kur pas vitit 1997 u largua drejt Greqisë dhe nisi të punonte si pastruese nëpër shtëpi.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu vështirësitë e asaj periudhe, një episod që e lëndoi emocionalisht, por edhe mënyrën se si arriti të kursente dhe të ndërtonte sigurinë e saj financiare.

Pasi la ekranin në vendin tonë, nisi një jetë të re në emigracion, larg profesionit të gazetares. Një ditë, vëllai i saj i vogël e filmoi teksa pastronte kangjellat e ballkonit dhe bëri një koment për ndryshimin e madh në jetën e saj.

“Do të kujtoja, pas ’97-ës, shkova në Greqi dhe fillova punë si çdo grua, që punon pastruese nëpër shtëpi. Lash ekranin këtu. Vëllai i vogël kishte filmuar duke pastruar unë kangjellat e ballkonit edhe tha: Shiko ç’ka dhënë televizioni shqiptar, gazetarja iku nga lajmet edhe po pastron shtëpitë e grekëve.

Unë qaj, si qahet, sa më thotë mamaja e shkretë: Po jo m, s’bën shaka ai. Nuk u mësove me tët vëlla që bën shaka?”, tha ajo.

Pavarësisht dhimbjes që i shkaktoi ky moment, Zavalani shpjegoi se puna në Greqi i dha mundësinë të kursente para dhe të përmirësonte gjendjen e saj ekonomike. Pas kthimit në Shqipëri, ajo arriti të blinte mobiliet e shtëpisë dhe të hapte librezën e saj të parë të kursimit në vitin 1998.

“Vërtet që qava për këtë fakt, por kur merrja lekët pastaj u ktheva në Shqipëri, bleva kolltuqet që i kam ende edhe hapa librezën e parë. Librezën e kursimit e kam hapur në ’98-ën. Me ato kursime kam mundur të udhëtoj, pa përjashtuar privilegjet që kam pasur si një ndër pjesëmarrëset e Rrjetit Botëror të Grave, që kam shëtitur në vende të ndryshme të botës”, tha ajo.

Next Post
Uragani Isaias godet Floridën, evakuohen banorët

Uragani Isaias godet Floridën, evakuohen banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com