• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kotzias shkon në Shkup me një propozim krejt të ri

by Java News
27/08/2017 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke i rikthyer vizitën homologut të tij Dimitrov, me vizitën e tij më 31 gusht në Shkup, kreu i diplomacisë greke Kotzias kërkon të hedhë një hap të rëndësishëm në përfundimin e negociatave për përfundimin e çështjes së emrit, që qëndron i pazgjidhur midis dy shteteve gati për 3 dekada. Edhe Koztias, si paraardhësit e tij në krye të Ministrisë së Jashtme, do të shkojë në Shkup nëpërmjet Selanikut, pasi aeroporti i tij mban emrin e Aleksandrit të Madh.

Pikërisht një nga kërkesat e para të Athinës zyrtare, në mënyrë që të rikthejë në normalitet marrëdhëniet me fqinjin e saj verior, është heqja e emrit të këtij aeroporti, si dhe të disa rrugëve që mbajnë emrin e strategut të madh, siç kishte pohuar vet ministri i Jashtëm i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në Athinë, për emrin e autostradës që lidh veriun me jugun e vendit.

Siç thekson gazeta e djathtë greke “Demokracia”, Kotzias shkon kësaj here në Shkup për të testuar nëse ka vullnet nga pala tjetër dhe sjell një propozim të ri ndaj qeverisë “Zaev”, e cila e shihte me pozitivitet në fillim kërkesën e Athinës për prishjen e monumenteve të Aleksandrit të Madh, por ka nxjerrë si shkak për mosrealizimin, mungesën e fondeve.

Kështu që, sipas gazetës, Kotzias pritet të ofrojë një ndihmë ekonomike, të cilën Greqia do e sigurojë pranë BE-së, duke marrë përsipër shembjen e statujave të Aleksandrit të Madh, kudo ato ndodhen në Shkup.

Gjithsesi, Athina nuk pret rezultate të menjëhershme nga kjo vizitë, pasi sipas qarqeve diplomatike, qeveria e re e Zaevit, me një shumicë të brishtë në Parlament, ka para saj zgjedhjet lokale të tetorit dhe do të ketë nga ana e saj vetëm deklarata për rikthimin e besimit politik ndaj fqinjëve.

Next Post
Haradinaj apo Kurti? Kryeministrja serbe: Nuk ka rëndësi, Kosova është e Serbisë

Kryeministrja serbe për ndeshjen Skënderbeu-Partizan: Sporti, rruga e parë që na bashkon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In