• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kotzias, pa “dorashka”: Ushtria greke nuk e njeh kufirin me Shqipërinë

by A R
14/11/2018 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm tejet sensacional e alarmues ka lëshuar sot ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Sipas ministrit të sapodorëhequr, ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë shtetërorë midis Shqipërisë e Greqisë.

“Ushtria jonë refuzon që të njohë kufijtë midis Greqisë e Shqipërisë. Ushtria duhet që të bëjë disa veprime me anë të të cilave të shprehet njohja e kufijve prej saj dhe nuk po i bën”, ka deklaruar Kotzias gjatë një interviste të dhënë sot për një radio greke.

Pasi lëshoi deklaratën e fortë për mosnjohjen e kufijve Greqi-Shqipëri, nga ushtria greke, ish-ministri është shprehur i shqetësuar edhe për ndikimin që kanë forcat ekstremiste nacionaliste në Greqi. Kotzias ka folur hapur duke treguar se ka ende shumë faktorë poltikë në Greqi që kanë rivendikime territorialë ndaj Shqipërisë, duke refuzuar të njohin traktatet ndërkombëtare.

“Ka shumë forca në vendin tonë që nuk duan që ne të sanksionojmë juridikisht dhe të themi që ka përfunduar Lufta e Dytë Botërore me Shqipërinë dhe të njohim zyrarisht kufijtë me Shqipërinë. Po hapin tema të vjetra si Vorio-Epiri. Nuk njohin Traktatet e Firences dhe Parisit, si dhe marrëveshjen e Helsinkit. Disa deklarata të tilla synojnë drejt Traktatit të Korfuzit që parashikonte autonominë e Vorio Epirit’.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë e ka lëshuar një deklaratë të tillë pasi është pyetur nga gazetarët rreth situatës të acaruar kohët e fundit midis Greqisë e Shqipërisë pas vrasjes së minoritarit Konstandison Kaçifas nga policia shqiptare. Kotzias pasi ka shprehur keqardhjen për vdekjen e minoritarit ka theksuar se një rast episodik nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet midis dy shteteve, pasi sipas tij Greqia e ka problemin kryesor nga lindja, duke lënë të nënkuptohet për Turqinë.

“Çdo jetë e humbur është një humbje e madhe. Çdo jetë që mund të ishte mbrojtur me një mënyrë tjetër është një fitore e madhe. Nuk duhet që në emër të ngjarjeve negative të drejtohemi në ashpërsimin e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët. Kjo sepse problem ynë nuk janë as Shqipëria, as FYROM dhe as Bullgaria, problemi ynë është nga lindja, të mos shpërqendrohemi”, u shpreh Kotzias.

/b.d

Next Post
Si sot, më 14 nëntor, lindi Monet

Si sot, më 14 nëntor, lindi Monet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In