Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën në datat 6 dhe 7 qershor. Ministria e Punëve të Jashtme publikoi sot, axhendën e vizitës dy ditore te kryediplomatit grek.
“Nesër, e hënë datë 6 qershor 2016, ora 10:00, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati do të presë në MPJ, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikolaos Kotzias. Në përfundim të takimit, të dy Ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp”, thekson MPJ.
Ndërsa, “Ditën e martë, datë 7 qershor 2016, ora 10:00, Ministrat do të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit”. Aktiviteti do të zhvillohet në Godinën Liria–Aula Magna, të Qytetit Studenti. Në përfundim të panelit të parë të diskutimeve, të dy Ministrave, do të ketë dhe një panel të dytë diskutimi me akademikë shqiptarë dhe grekë”, përfundon MPJ.
D.i.