• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Borxhi i dritave, në fund të qershorit mbaron oferta për pagesë me këste

by Aalison Pearse Stevens
05/06/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët që kanë detyrime të pashlyera për energjinë elektrike kanë afat edhe 1 muaj për të përfituar nga skema e pagesës me këste.

OSHEE u ka rikujtuar abonentëve debitorë se në 30 qershor skadon afati për lidhjen e aktmarrëveshjes, prej së cilës këtyre familjeve u mundësohet që ta shlyejnë borxhin e akumuluar me këste të reduktuara mujore, që fillojnë nga 2500 lekë në muaj.

Për kategori të veçanta, si pensionistët dhe familjet që trajtohen me asistencë, pagesa është edhe më e reduktuar, duke u përgjysmuar në vlerën 1000 dhe 1200 lekë çdo muaj deri në fshirjen e plotë të debisë.

Përpos kësaj, përmes kësaj oferte këta qytetarë apo biznese kanë mundësi po ashtu që të përfitojnë reduktim të kamatëvonesës në rastet kur shprehin gatishmërinë për të paguar të plotë borxhin e akumuluar.

Për abonentët familjarë, që do të tregohen të gatshëm për ta paguar të plotë dhe menjëherë borxhin që kanë, do të aplikohet 70 për qind zbritje e kamatëvonesave.

Ndërkohë lehtësira parashikohen edhe për bizneset.

PENSIONISTËT

Pensionistët do të kenë mundësi që ta shlyejnë borxhin me këste në vlerë 1200 lekë në muaj. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka radhitur edhe kushtet për përfitimin e reduktimit, të cilat janë: përditësimi i të dhënave të kontratës, paraqitja e certifikatës familjare ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar, paraqitja e librezës së pensionit, si edhe dokumentacioni që dëshmon nëse kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e dritave.

SITUATA

Nga bilanci i OSHEE rezulton se për periudhën nga dhjetori i vitit 2014, kur nisi implementimin skema lehtë- suese, deri në maj të këtij viti, janë nënshkruar 429 mijë aktmarrëveshje.

“Të dhënat nga Divizioni Tregtar, pranë kompanisë, tregojnë se në periudhën prej muajit dhjetor 2014, kur nisi aplikimi i skemave lehtësuese, e deri në fund të muajit maj 2016, janë nënshkruar 429.005 aktmarrëveshje midis OSHEE-së dhe abonentëve debitorë, të kategorive të ndryshme, si privat, familje, me ndihmë ekonomike, pensionistë etj”, bëhet e ditur nga OSHEE.

Pjesa më e madhe, duke qenë se janë familjarë, kanë përfituar nga mundësia e shlyerjes së borxhit të plotë. Kjo ka sjellë për ta reduktim të kamatëvonesave në masën 70 për qind. Në radhët e debitorëve ka edhe nga ata që kanë zgjedhur pagesën me këste mujore në shumën e 2500 lekëve.

Për kategori të veçanta, sikundër janë pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, është bërë i mundur minimizimi i kësteve në masën 1000 dhe 1200 lekë në muaj.

Panorama/d.i.

Next Post

Afërdita Dreshaj: Agon Amiga, psikopatë me imagjinatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In