• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kot gëzohen të shiturit në Himarë”/ Ngjela: Çështja Belerit do të gjykohet në SPAK, është kapur…

by Java News
15/05/2023 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se Himara nuk është fituar nga Fredi Beleri, pavarësisht rezultatit përfundimtar të votimit dhe të dhënave të KLQZ. Sipas tij, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është në burg dhe dosja e tij pritet të gjykohet nga SPAK.

Fredi Beleri është kapur në flagrancë duke shpërndarë para për vota, ndaj Ngjela duke analizuar pozitën e tij gjyqësore, thekson se nëse dënohet me burg ai shkarkohet automatikisht.

“Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës. Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u”, shkruan ndër të tjera ai.

Shënimi i plotë i avokat Spartak Ngjelës:

Asgjë, ende nuk është fituar Bashkia e Himarrës. Ai që u zgjodh me sforcim të madh parash, është i arrestuar në bazë të nenit 328 të Kodit Penal – për Korrupsion Aktiv në Zgjedhje. Çështja do të gjykohet në SPAK.

Nëse gjykata do ta dënojë Belerin me burg, dhe vendimi gjyqësor do të marrë formën e prerë, Beleri shkarkohet automatikisht në bazë të vendimit me burg që i ka dhënë SPAK. Kot gëzohen të shiturit në Himarë.

Por, nëse Beleri merr pafajësinë në SPAK, atëherë do vijojë mandatin si Kryetar Bashkie i Himarës.

Por kjo është pamundësi absolute, sepse Beleri është kapur në flagrancë, dhe nuk ka gjykatë që t’i japë pafajësi, e jo më SPAK-u

Të shohim më pas se si do të shkojnë zgjedhjet për kryetarin që do të zgjidhet në zgjedhjet e reja, dhe cili do të jetë kandidati i ri që do zgjidhet nga himarjotët. Por SPAK duhet ta gjykojë sa më shpejt me një procedurë të përshpejtuar, se kjo është një çështje me rëndësi të madhe kombëtare./m.j
Next Post
“PD de fakto tani është e Berishës”/ Mustafa Nano: Basha do të mbajë karrigen, çështja shkon në gjykatë

"Sa më shpejt, aq më mirë"/ Nano kërkon lirimin e Belerit nga burgu: Gjyqtari do bënte një akt patriotik po ta lironte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com