• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kostot ekonomike të Erdoganit

by Java News
28/08/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ekonomiksi bëhet thjesht një tjetër mjet për rritjen e fuqisë personale të Presidentit, ekonomia, siç edhe po e shohim, e paguan domosdoshmërisht çmimin.

Nga Timur Kuran, Dani Rodrik/

Modeli politik i Turqisë e ka humbur me kohë shkëlqimin, por një krizë diplomatike në rritje me administratën po aq të çrregullt të presidentit amerikan, Donald Trump e ka shtyrë tanimë vendin drejt një krize të plotë valutore. Lira turke ka humbur thuajse gjysmën e vlerës së saj gjatë 12 muajve të fundit. E për shkak se bankat dhe kompanitë turke kanë huazur rëndshëm fonde në monedhë të huaj, rënia e lirë e lirës kërcënon të marrë me vete një pjesë të mirë të sektorit privat.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, që pas fitores së parë të zgjedhjeve pas ndryshimit të sistemit nga parlamentar në presidencial në qershor, e qeveris vendin në mënyrë autokratike. Ai mbështetet te ministrat e zgjedhur më shumë për besnikërinë e tyre (dhe lidhjet familjare me të) sesa për zotësinë e tyre.

Për më shumë se një dekadë, tregjet financiare i dhanë Erdoganit-kryeministër deri në vitin 2014, benefitin e dyshimit dhe e furnizuan ekonominë turke me kredi të lehtë. Rritja ekonomike u bë e varur nga rrjedhja e qëndrueshme e kapitalit të huaj për të financuar konsumin e brendshëm dhe investimet e buta në strehim, rrugë, ura dhe aeroporte. Ky lloj ekspansioni ekonomik rrallë përfundon mirë. Pyetja e vetme e vërtetë ishte se kur do të përfundonte.

Shpërthimi i menjëhershëm ishte vendimi i administratës së Trumpit për të vendosur sanksione (dhe më shumë kërcënime) për të ushtruar presion mbi Turqinë me qëllim lirimin e Andreë Brunson, një pastor evagjelist amerikan me seli në Izmir, i arrestuar gjatë spastrimeve që pasuan grushtin e dështuar të shtetit kundër Erdoganit në korrik 2016. Goditja ka përfshirë 80 mijë arrestime, 170 mijë shkarkime, mbylljen e 3 mijë shkollave, konvikte dhe universitete si dhe shkarkimi i 4400 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Masat drakoniane u ndërmorën mbi bazën e rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme, përgjithësisht me urdhra nga rrethi i Erdoganit. Rezistenca ndaj pezullimit të lirive bazë ka qenë minimale, pasi mediat janë shumë të kontrolluara dhe shoqëria civile është dëmtuar përmes represionit dhe klimës së vazhdueshme të frikës. Brunson është vetëm një nga mijëra të akuzuarit për terrorizëm pas grushtit të shtetit të 2016-s.

Ashtu si çdo krizë financiare që shkaktohet nga politika ekonomike të paqëndrueshme, gjetja e një rruge për të dalë nga kriza kërkon njëkohësisht mjete të menjëhershme dhe afatmesme. Në një kohë të shkurtër, ekonomia ka nevojë për masa të rritjes së besimit për të stabilizuar tregjet financiare. Banka Qendrore e Turqisë mund të ketë nevojë të rrijë normat e interesit, pavarësisht kundërshtimit të thellë të Erdoganit ndaj një mase të tillë. Një program konkret dhe i besueshëm i forcimit të disiplinës fiskale dhe i ristrukturimit të borxhit në sektorin privat është thelbësor. Fondi Monetar Ndërkombëtar mund edhe të thirret për asistencë financiare të përkohshme.

Por këto zgjidhje afatshkurtra nuk adresojnë dobësitë afatgjata të ekonomisë, e rrënjosur në autokracinë e personalizuar që Erdogani ka ngritur.

Turqia nuk ka pasur kurrë një demokraci pa të meta. Përpara ngjitjes së Erdoganit në pushtet në vitin 2003, demokracia u ndërpre katër herë nga ndërhyrjet ushtarake. Por kishte kontroll dhe balancë politike, të cilat e kufizuan madje edhe ushtrinë dhe pushteti ndërroi duart në raste të shumta përmes zgjedhjeve gjithnjë më të drejta dhe të lira.

Asnjë person që nga Lufta e Dytë Botërore nuk kishte fituar kompetenca të pakontrolluara. Duke u nisur nga një bazë e dobët në vitin 1946-me vendosjen e demokracisë shumëpartiake, shoqëria civile u zhvillua deri në atë atë pikë sa qeveria këshillohej me shoqatat e biznesit, sindikatat, akademikët, shtypin dhe grupe të tjera të interesit privat.

Në vitet e tij të hershme, kur ndjehej ende i kërcënuar nga ushtria dhe elita sekulariste, Erdogan i kushtoi rëndësi hipokrite demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ai ndërmori inisiativa ndaj minoritetit të shtypur kurd. Liberalët vendas dhe mbështetësit në Perëndim u çoroditën me narrativën e “Islamit demokratik”, të cilën dëshpërimisht e besuan.

Por megjithëse ai fitoi lëvdata në Perëndimit, Erdogani kishte nisur të zhdukte mediat e pavarura përmes gjobave tatimore gjigande. Ai minoi gjithashtu sundimin e ligjit përmes gjykimeve të ashpra të gjeneralëve dhe udhëheqësve të tjerë sekularistë. Rënia e Erdoganit në autoritarizëm u përshpejtua pas ndarjes me aleatin e tij, klerikun mysliman në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen dhe ndjekësve të tij, dhe u përshpejtua në mënyrë dramatike pas tentativës së grushtit të shtetit.

Me zgjedhjet e qershorit, thotë Erdogan, “Turqia e Vjetër” i ka hapur rrugën “Turqisë së Re”. Nën rendin e krijuar nën këtë Republikë të Dytë Turke, çdo sfidë ndaj autoritetit të tij mund të konsiderohet si tradhti.

Erdogani merr meritat e gjithçkaje që shkon mirë dhe fajëson forcat e errëta-shpesh konspiratorë të huaj të paemërt- për dështimet. Glorifikimi i tij, pamja e pagabueshmërisë dhe mbijetesa politike portretizohen si qëllime supreme të Turqisë. Çdo objektiv tjetër, qoftë edhe rritja e produktivitetit, mbajtja e miqve të huaj, përmirësimi i arsimit, shërimi i plagëve sociale shërben për të forcuar sundimin e tij. Dhe në këmbim të shërbimit të tij sakrifikues për kombin turk, ai ka të drejtë të jetë mbi të gjitha ligjet dhe të pasurojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Logjika e sistemit të ri politik të Turqisë na kthen pas në “rrethin e drejtësisë” Otomane, e cila e ndau popullsinë në masa taksapaguese dhe një elitë e vogël e përjashtuar nga taksat, e kryesuar nga një sulltan i cili i nënshtrohej vetëm Sheriatit (ligjit islamik), ndonëse në praktikë ai e vendoste domethënien e tij. “Rrethi i drejtësisë” u shfuqizua zyrtarisht në 1839, me një dekret që çoi në një epokë ristrukturimi. Thuajse dy shekuj më vonë, Erdogani e ka kthyer Turqinë tek e shkuara që breza të tërë reformatorësh u përpoqën të lënë pas.

Sistemi i vendosur nga Erdogani nuk lë vend për politikanë apo burokratë kompetentë në krye të ekonomisë. Ata janë lënë jashtë, pasi qëllimi i tyre e kapërcen interesin vetjak të liderit. Frika parandalon debatet e sinqerta mbi çështjet. Biznesmenët, akademikët dhe gazetarët në krye të këtyre fushave janë bërë memecë në interes të ruajtjes së vetes. Rrethi i tij është i mbushur me Yes-men (dhe disa gra të tilla), të cilët përpiqen të kënaqin ndjenjën e tij gjithëditurisë dhe madhështisë. Edhe liderët e opozitës në parlamentin e tanishëm të heshtur të Turqisë bëhen tifozë sa herë që ai sinjalizon se mungesa e mbështetjes do të trajtohet si ndihmë për armikun.

Njësoj si në Rusi dhe Venezuelë, pak disidentë të guximshëm lejohen të ekzistojnë në kufinjtë e diskursit publik, për të dhënë një pamje të lirisë së shprehjes. Por ata bëjnë jetë të rrezikshme, gjithnjë me rrezikun e arrestimit si paralajmërim që të tjerët të qëndrojnë brenda caqeve.

Herët a vonë, presioni ekonomik do ta detyrojë Turqinë të adoptojë rregulla për të stabilizuar monedhën dhe tregjet financiare. Por kjo nuk do të ringjallë investimet private afatgjata, nuk do të sjellë pas talentet që po lënë vendin dhe as nuk do nxisë një klimë lirie që do ta bëjë Turqinë që të lulëzojë. Siç kanë treguar Kina dhe vende të tjera aziatike, disa autokraci mund të përparojnë nëse liderët e tyre u japin prioritet politikave të ndjeshme ekonomike. Por kur ekonomiksi bëhet thjesht një tjetër mjet për rritjen e fuqisë personale të Presidentit, ekonomia, siç edhe po e shohim, e paguan domosdoshmërisht çmimin.

Project Syndicate

Next Post
Trajnerë profesionistë për maratonën e Tiranës, ja kalendari i seancave stërvitore

Trajnerë profesionistë për maratonën e Tiranës, ja kalendari i seancave stërvitore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

February 5, 2026
Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

Qeni i tij kafshoi në këmbë 65-vjeçaren në Belsh dhe i shkaktoi vdekjen, arrestohet kunati i viktimës

February 5, 2026
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ Emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare: Gati të bëjë çdo punë!

February 5, 2026
Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

Heqja e ndalimit të TikTok në Shqipëri, Qeveria njoftim zyrtar: Jemi në partneritet me platformën për filtrat mbrojtës, kalojmë në fazë monitorimi

February 5, 2026
Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

Autor i 150 vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 14-vjeçari! Në pranga edhe dy persona që e shtynë të grabiste një motor

February 5, 2026
“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

“Pse më sheh”/ Dëshmon Henrik Hoxha, zbulon si nisi konflikti me Ismet Boriçin: Doja ta vrisja, të merrja hak

February 5, 2026
“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

“Diella” merr çmimin e parë në Samitin e Dubait, Ibrahimaj: Shqipëria vendosi standarde që frymëzojnë ndryshime përtej kufijve

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

February 5, 2026
Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

Gjirokastër/ Morën me forcë në makinë 30-vjeçaren dhe e dhunuan, arrestohen vëllai, xhaxhai dhe bashkëshorti i të resë

February 5, 2026
Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

Vizita në Vatikan/ Kryeministri Rama takohet me Papa Leonin e XIV

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In