• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kostoja e opozitës nga politizimi i vaksinimit

by Mero Baze
28/03/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria arriti të heqë stresin e sigurimit të vaksinave për gjithë popullsinë, duke kaluar nga vaksinimi për kategori të veçanta, tek vaksinimi masiv i popullsisë. Përkundër mosbesimit që egzistonte tek tregu politik i vaksinave dhe sidomos tek “nacionalizimi” i vaksinave nga vendet e mëdha, qeveria shqiptare ia arriti të sigurojë deri tani së paku 4 lloj vaksinash, duke kontraktuar rreth 2.4 milionë copë deri në këtë moment.

Pikërisht në këtë moment, opozita në vend që ta priste këtë si një lajm të mirë dhe ta sfumonte peshën politike të këtij operacioni, ka nisur një betejë idiote kundër vaksinave.

Në fillim kur u sigurua “Astra”, u sulmua si vaksinë e pasigurtë që shkaktonte probleme të rënda nga vet Sali Berisha. Bëhet fjalë për vaksinën e Oksfordit, që analizohet nga Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Petrit Vasili.

Pastaj Shqipëria mori 80 mijë vaksina ruse nga Arabia Saudite dhe fokusi i luftës u zhvendos tek vaksina ruse, pasiguria e saj etj. Biles këtu u shtua dhe elementi gjeopolitik.

Së fundmi Shqipëria siguroi rreth 1 milionë vaksina kineze, nga të cilat 192 mijë mbërritën menjëherë dhe të tjerat në vazhdim.

Menjëherë sulmi filloi mbi vaksinën kineze.

Përbaltja e tre vaksinave, nga “tre doktorët e vdekjes” që ne kemi në dispozicion, lëvizte sipas interesit politik të tyre, që është mosvaksinimi i popullsisë. Sapo qeveria siguronte një vaksinë, ajo përbaltej prej tyre.

Ky është politizimi më i madh që i është bërë deri më sot procesit të vaksinimit në Shqipëri dhe ndoshta nuk ka ndonjë rast të ngjashëm në botë, duke e kthyer në betejë politike pengimin e vaksinimit përmes panikut.

Sigurimi i vaksinave është interes jetik për qytetarët, qofshin këta opozitarë, apo mbështetës të qeverisë. Vetëm tre doktorët e vdekjes në Shqipëri janë të alarmuar nga sigurimi i këtyre vaksianve dhe helmojnë çdo ditë opinionin publik me lajme false për pasigurinë e vaksinave.

Kjo realisht e ka politizuar betejën e vaksinimit në Shqipëri, pasi shumë njerëz nuk pajtohen me asgjë që thonë këta “tre doktorët e vdekjes”, dhe kur ndonjë gjë e kanë të drejtë, e jo më përbaltjen e vaksinave. Duke e politizuar këtë proces, “tre doktorët e vdekjes” i bëjnë një shërbim të keq opozitës, pasi duket sikur këta që po vaksinohen janë socialistë pasi demokratët nuk duhet të vaksionohen sipas tyre se rrezikohen.

E vëreta është që demokratët vaksinohen dhe nuk dëgjojnë as Berishën, as Tritanin dhe as Petrit Vasilin dhe kjo është akoma më keq, një goditje për ta.

Dhe çfarë është me e keqja për ta, i gjithë ky politizim i fushatës së vaksinimit shkon në favor të Edi Ramës, i cili ka ngritur një çadër të madhe në Sheshin “Skënderbej” si për t’u kujtuar të gjithëve, se egiston një Shqipëri që vaksinohet prej tij dhe një Shqipëir tjetër që “indoktrinohet” nga Berisha, Tritani dhe Petrit Vasili, që të mos vaksinohet.

Pastaj thonë pse e fiton Edi Rama këtë garë… Mund ta linin në heshtje vaksinimin, bile dhe mund të duartrokisnin qeverinë për t’u dukur si pjesë e suksesit. Nuk kishin pse ia bënin dhuratë me zor Edi Ramës këtë proces, duke e politizuar.

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Vaksinimi masiv i popullsisë VS mitingjet masive të Lulit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

FSHF, kërkesë për më shumë bileta në Poloni/ Negociohet me polakët për tifozët shqiptarë

January 29, 2026
Nga Konferenca e Kryetarëve te seanca plenare, Kuvendi hap sot sesionin e ri

Prezenca e OSBE në Shqipëri: Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Median, veçanërisht..

January 29, 2026
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli: PD është parti bolshevike! Berisha dhe Salianji janë mjeshtër të fasadës

“PD në krizë morale, protestat nuk prodhojnë gjë”, Kadilli: Opozita që lufton për karrige nuk vjen kurrë në pushtet!

January 29, 2026
Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

Astronomët zbulojnë një planet të ri potencialisht të banueshëm, i ngjashëm me Tokën

January 29, 2026
“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

“Tensione mes Ilir Metës dhe Sotir Kllapit”- Seanca në GJKKO për ish presidentin, avokati Cakrani: Prokurori relatoi gabim..

January 29, 2026
Nga shtatori rregulla të reja për vizat amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin

Ambasada Amerikane në Tiranë: Respektoni kushtet e vizës, qëndrimi i tejzgjatur në SHBA mund të sjellë pasoja të rënda

January 29, 2026
Opozita ‘mos më prek me dorë’

Ajo që ka ndodhur me Berishën në Strasburg është vetasgjësuese për PD-në

January 29, 2026
VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

VIDEO/ Nis ngarkimi në kamion, baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës transportohen në Tiranë

January 29, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Përse protestat e Berishës nuk zgjasin më shumë se 2 orë?

January 29, 2026
Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

Akuzohet se krijoi kushtet për vrasjen e vëllezërve Bami, GJKKO lë në fuqi masën “arrest me burg” për 37-vjeçarin

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In