• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Si u ngatërrua shtetasi turk që u deportua

by Java News
28/04/2018 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës ka bërë edhe një ngatërresë. Njëri nga të dëbuarit, nuk ka qenë pjesë e listës dhe nuk ka pasur urdhër largim.Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.

Avokati Urim Vokshi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se njëri nga personat e dëbuar i cili s’ishte pjesë e listës, dallon shumë nga tjetri, përveç emrit.“Mbiemri është krejt ndryshe. Kanë dallim mes vete rreth 10 vjet.

Njëri ka punuar në Prishtinë tjetri në Gjakovë. Asnjëri prej tyre nuk janë të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Kjo ka ardhë nga shteti turq, dhe vetëm është vulosur nga institucionet tona, dhe kjo tregon se nuk kanë qenë aspak të rrezikshëm”, tha ai.

Ai shtoi se edhe përmes këtij skandali është treguar se nuk ka qenë intelengjenca e Kosovës ajo që e ka kryer këtë akt, por ajo e Turqisë. “Të dytë kanë qenë me lejeqëndrimi në Kosovë, kanë pasur të gjitha dokumentat në rregull. Ka qenë e pamundur që të gabohet në bazë të dokumentave, por ja që ka ndodhur”, tha ai.

“Personi që është larguar gabimisht iu ka sqaruar policëve se nuk është personi që po kërkohet. Megjithatë AKI-ja kishte dhënë konfirmimin se pa marrë parasysh se nuk është në listë edhe ai person duhet të dërgohet në Turqi. Nuk është e rëndësishme, se kush por numri i personave që janë kërkuar”, tha tutje.

Vokshi shtoi se “mund të themi se ai është me fat, ai ka kërkuar azil, por është shumë i shqetësuar për sigurinë e tij dhe të familjes së tij. Ai është i gatshëm të vërtetojë se nuk është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Në kuptimin e ligjshmërisë beson se gjykatat në Kosovë nuk ka asnjë bazë ligjore se ai do të dërgohet për në Turqi, megjithatë ai ka frikë se mund të ndodhë kjo”.“E gjithë kjo ka të bëjë me plotësimin e kërkesave të shtetit turk. Është në Kosovë me familjen e tij për më shumë se pesë vite, dhe besoj se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë pasi ka kërkuar edhe azil. Si avokat nuk kemi luksin që ti garantojmë dikujt që nuk do të ndodhë deportimi”, tha Vokshi.

Ai tregoi se ka pas një vëmendje të madhe në sferën ndërkombëtare, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre, dhe kjo është shqetësuse për integrimin e Kosovës.

“Besueshmëria në avokatët e shtetit turq nuk është e madhe, për shkak të problemeve që është atje. Avokatë në Turqi kanë hezituar të marrin në dorë persona të tillë për shkak të presioneve që ndodhin. Familjarët janë në rrezik, edhe fëmijët dhe kurrsesi nuk mund të shkojnë në Turqi, madje ata po ndihen të pasigurt edhe në Kosovë. Gjendja nuk duket se ka përmirësim në Turqi”, tha tutje.

Kujtoi se edhe Avokati i Popullit tregoi për shumë shkelje që është bërë me rastin e deportimit.“Besojmë se Komisioni i ankesave për të huaj do të marrë parasysh ankesat tona.

Nëse Kosova ka bashkëpunim me Turqinë mund ta kthejë personin e dëbuar gabimisht, në të kundërtën i bie se Kosova është e nënshtruar nga Turqia”, përfundoi ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Talenti i Real:“I lutem Zotit të jem me Neymarin te Los Biankos”

Talenti i Real:“I lutem Zotit të jem me Neymarin te Los Biankos”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

Pentagoni i dërgon sinjal Europës: Ulni retorikën ndaj Rusisë

October 30, 2026
Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

Skandal spiunazhi: Kina spiunoi shefin e Nvidia-s! Donald Trump u informua, por heshti

October 30, 2026
Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

October 30, 2026
Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

Tri shtete arabe rreshtohen me Greqinë kundër Turqisë

October 30, 2026
Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

October 30, 2026
‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

‘Vjedhja më e madhe e bankës në histori’! Hakimi i Binance trondit industrinë e kriptomonedhave

October 30, 2026
Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

Vota për ndryshim kthehet! Pse zgjedhjet e mesme të Amerikës mund ta ndëshkojnë partinë që e premtoi atë

October 30, 2026
BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

BE dhe Kanadaja do të vulosin aleancën e re në Montreal nën hijen e Trump

October 30, 2026

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

Nga pëlqimet te tatimet, qeveria po përgatit skemë të re fiskale për influencerët

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In