• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovës nuk i duhen kapriçot sovraniste të Albin Kurtit

by Denis Dyrnjaja
07/11/2022 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Tensionimi i situatës në veri të Kosovës dhe elektrizimi i saj artificial dhe i përsëritur, janë një tregues i qartë i qëndrimeve të Beogradit se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e saj dhe se është i gatshëm gjithnjë për të shfrytëzuar çdo mundësi të krijojë destabilizim në vendin fqinj. A do të krijonte Serbia një konflikt të ri në Ballkan për të shpërqendruar vëmendjen e SHBA dhe aleatëve nga Ukraina?

Kjo është një pyetje, përgjigjja e së cilës mund të mbartë edhe Po-në edhe Jo-në brenda saj. E përsa kohë ekziston mundësia e një aventure destabilizuese përfshirë edhe skenarin ushtarak, për interesa më të gjera sesa thjeshtë mbrojtja e serbëve në veri të Kosovës, duhet parë me një realitet ndryshe e gjithë situata. Së pari në Prishtinë kryeministri Albin Kurti duhet t’i japë fund sovranizmit të tij donkishotesk. Nuk është as ai, as Kosova e madje as Shqipëria (anëtare e NATO-s) në kushtet që të sfidojnë aleatët duke bërë si “VETVENDOSËS”, kur nuk kemi as limitet minimale të vetëmbrojtjes. Ndaj sjellja si kryeneç nuk është në interes të atij që është prioritar STABILITETIT të Kosovës dhe në rajonit në tërësi.

Ka një mënyrë dhe PO, mund ta bësh sovranistin, por kjo ndodh kur ke ekonomi dhe ushtri të fortë, kur ke një shtet funksional dhe je partner real në arenën ndërkombëtare. Por një shtet i cili është çliruar, krijuar e formësuar nga ndërkombëtarët, nuk mund të hedhë vickla e të bëjë si i fortë me forcën e të tjerëve pas. Amerikanët dhe aleatët po i kërkojnë Kryeministrit Kurti të tërhiqet nga vendimi për reciprocitetin e përdorimit të targave të automjeteve me Serbinë. Kjo sigurisht që nuk është një kërkesë që na pëlqen, por është një kërkesë që shmang shkakun për të krijuar konflikt në një moment të papërshtatshëm. A do të gjejë Serbia një tjetër shkak pas targave?, Pa dyshim që po. Çështja është që duhet minimizuar ose shmangur çdo mundësi a mënyrë që i jep Beogradit shkak për të nisur një konflikt të panevojshëm me Kosovën. Dhe në këtë rast më shumë se krenaria është e domosdoshme siguria.

Ndaj ka kohë për t’u investuar te krenaria. Ajo nuk bëhet me vendime kokëforta apo me demagogii, por me prosperitet, zhvillim e begati. Deri sa Kosova të ketë krijuar një status të ri e të fuqishëm ekonomik e diplomatik, është e detyruar të zbatojë sugjerimet e miqëve të cilët në çdo rast janë noterët e sigurisë së saj. Ndryshe mund të përfundojmë të braktisur e të humbur në çdo aspekt. Nuk është çështje kallashnikovësh tanimë situata. Është e marrë idea e të fortit apo sfiduesit. Thjeshtë do të na shfaqte naivë dhe në fund edhe dështakë të gjithëve bashkë si komb. Ndërkohë kjo situatë e krijuar sërish me skenarë të Beogradit është një shenjë e qartë edhe për qeverinë e Shqipërisë dhe në veçanti Edi Ramën. Kjo është një tjetër shenjë apo sinjal i qartë se me Serbinë nuk ka dhe s’mund të ketë qasje kozmopolite.

Nuk ka buzëqeshje e dorështrëngime të sinqerta. Nuk mund të ketë Open Ballkan, apo marrëdhënie të relaksuara dhe të pakontraktuara, sepse në Beograd do ketë gjithnjë mendje të kompleksuara që ushqehen nga e shkuara. Ndaj qasja liberale ndaj skuthërisë politiko/diplomatike të Beogradit meriton një sjellje tjetër. Në sinkron se pari me institucionet e Kosovës dhe rezonim me aleatët. Çdo qëndrim i çrrakorduar shkon në favor të mendjeve megalomane që punojnë natë e ditë në muret e zyrave të Beogradit për të bërë realitet skenarët e hershëm të Sllobodanit. Këto janë mësime të herëpashershme që na vijnë falas nga Serbia dhe e para duhet të dëgjojë e mësojë Kosova e më pas edhe Shqipëria!

Next Post
“Përpjekje e Moskës për të justifikuar luftën”, Shqipëria voton kundër rezolutës për glorifikimin e nazizmit

"Përpjekje e Moskës për të justifikuar luftën", Shqipëria voton kundër rezolutës për glorifikimin e nazizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

Bregu Perëndimor në ‘pikë kritike’/ Arrestime, bastisje e shembje banesash nga Izraeli

August 12, 2026
Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com