• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovës i duhen zgjedhje të reja, Tirana duhet të presë!

by Ben Andoni
28/12/2019 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është bërë shumë e vështirë të hamendësosh për Kosovën, por një gjë dihet mirë: Aliazhi i tanishëm LVV+LDK është jo normal dhe me tepër kosto, madje shumë më tepër sesa një palë zgjedhje të reja. Ky aliazh është kaq i paqartë në të gjithë platformën e tij, megjithëse zyrtarët e dy grupimeve politike mëtojnë të kundërtën, saqë po e zvarrit edhe Tiranën zyrtare në gabime të njëpasnjëshme. E tillë duket e fundit me retorikën e kryeministrit Rama, që i drejtohej një Kosove politike dhe drejtuesve të saj, që faktikisht janë në largim. Ata që janë në ikje, Haradinaj&Co, më shumë po merren me atë që do t’ua bëj të vështirë qeveritarëve të rinj të LVV dhe LDK-së sesa me daljen me dinjitet nga pushteti. Por, edhe kjo gjendje tranzitore nuk i ka mjaftuar Ramës, që t’i anatemojë duke ngritur një furtunë të panevojshme në një proces, ku kosovarët kanë qenë në grupin inincues, që daton prej dy vitesh më parë dhe në këto ditë është thënë e stërthënë.

Marrëveshja për krijimin e “Zonës Ekonomike Rajonale” dhe nënshkrimi i planit të veprimit për rajonin e Ballkanit Perëndimor shtyhej dhe më parë dhe emërtesa e Mini-shengenit ishte vite më parë, kur iniciativa mbështetej nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Me pak fjalë, Minishengeni sa më shumë të eci aq më shumë do frenohet nga Serbia dhe nga Kosova. Dhe, është e kuptueshme: dy vende që nuk e kanë njohur njëra-tjetrën do të gjejnë gjithmonë mënyra që iniciativën ta shfrytëzojnë jo për qytetarët siç pretendohet kur është njëra dhe mungon tjetra, por thjesht për kapital politik dhe karshillëk të kundërshtarëve. Por, këtë herë z.Rama e kaloi disi masën, kur u mor me një përfaqësim që ende nuk është me tagrin ta përfaqësojë Kosovën dhe zotin Vuçiç, që njëherazi ia hodhi fajin opozitës së vendit të tij tij, duke e ngarkuar me faj pse ajo akuzon se pranohet një proces ku Kosova do të ulet herët ose vonë si e barabartë. Dhe, realisht, Vetëvendosja qendrore ( e theksojmë këtë) e shprehu qartë interesin institucional për të marrë pjesë, sepse realisht i duhet të konfirmohet dhe në skakierën ndërkombëtare. Kosova herët ose vonë do të marrë pjesë, por së pari u duhet të kalojnë një barrierë të madhe dhe ajo ka të bëjë me krijimin e qeverisë. Askush nuk mund të parashikojë tashmë më akrobacitë politike sepse edhe Vetëvendosja u fut në sistem, por një gjë kuptohet qartë: formacioni fitues i Albin Kurtit ecën me një gjyle të rëndë në këmbë dhe e burgosur disi në dëshirat e LDK-së.

Për fat të madh në këto zgjedhje kanë folur si pak herë programet (të dy partitë fituese i kanë larg ato), porse aliazhi LVV dhe LDK megjithë optimizmin nuk është fare afër ideologjikisht. Kjo sepse, duke iu referuar Agon Hamzës, publicist në Kosovë te Zgjedhjet pas zgjedhjeve, në një paralelizëm që bën të LDK me PDK, thotë se lehtësia për të bërë të dy partitë ishin të lidhura me këtë fakt, se ato kur ishin bashkë kishin orientim të njëjtë. “Por nëse logjika dhe strategjia negociuese të LDK-së të aplikuara në bisedimet me VV-në janë po të njëjtat të cilat i ka zbatuar me Serbinë në kohën kur e kishte pozitën e kryeministrit, atëherë marrëveshjet si “Zajednica” apo demarkacioni dhe të tjerat janë rezultati i vetëm logjik. Barrikadimi nuk është as pozicion e as strategji negociatore”, shprehet ai.

Kështu si po ndodh, Kosovës në këtë kaos, i duhet të gjejë modulin për të bërë zgjedhje të reja dhe realisht Vetëvendosja do të ketë mundësi shumë më të mira të negociojë pas tyre, pasi sërish ajo është partia që kosovarët e kanë realisht alternativë. Kurse LDK-ja e sotme nuk mund të jetë LDK-ja e Vjosa Osmanit për të cilin votuan qytetarët dhe ky formacion e shmangu me turp, duke treguar fytyrën e vërtetë. Po Tirana? I duhet të heshtë dhe para deklaratave dhe mësimeve për Kosovën të pres qeverinë e re, atë të cilën do të ketë realisht mundësinë të gjejë regjistrin për bashkëpunimin e natyrshëm të Mini-shengenit, dhe shqiptarinë e munguar mes dy vendeve tona që është vetëm folklorike deri më tani. Madje, edhe pas pesë takimeve ndërqeveritare. (Javanews)

 

Next Post
“Një nga pikturat në burg është kryevepër, do ta blej”, Rama vlerëson punën artistike të grave të dënuara

“Një nga pikturat në burg është kryevepër, do ta blej”, Rama vlerëson punën artistike të grave të dënuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com