• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovën nuk e tund ikja e krerëve: Jo akord për presidentin e ri, e as konsensus për dialogun

by Java News
07/11/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partnerët e koalicionit qeveritar në Kosovë, konfirmojnë se nuk kanë diskutuar dhe as që kanë ndonjë plan të dakorduar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kjo pozitë, hyri në kalkulimet e koalicionit pasi ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi dha dorëheqje për t’u përballur me aktakuzën për krime lufte të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk e sheh të ngutshme këtë çështje, edhe pse insiston se kandidati i saj, Ramush Haradinaj është opsioni i vetëm. Deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj i tha Radios Evropa e Lirë, se aktualisht vendi ka nevojë më shumë për unitet e stabilitet politik. “Ne jemi për një pauzë në këtë proces”, tha ai.

“Kjo ҫështje duhet të kthehet në tavolinë, pasi vendi ta tejkalojë këtë sfidë më Gjykatën Speciale. Por, në fund, ne nuk tërhiqemi nga kandidatura jonë e vetme, e që është Ramush Haradinaj”, konfirmoi Lekaj.

Partneri më i madh i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka refuzuar deri më tash kandidaturën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të kësaj partie, i kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, konfirmon se nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim. “Ende nuk ka asnjë nismë në këtë drejtim”, tha Gashi.

Opozita me qëndrime të ndryshme

Subjekti më i madh opozitar në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, konsideron se vendit i duhen zgjedhje të reja, prej të cilave do të dalë një qeveri, e cila gëzon mbështetje dhe legjitimitet prej shumicës së qytetarëve.

“Presidenti i ri nuk mund të dalë prej pazareve në Kuvendin e vjetër e të deformuar, por do të dalë me integritet e besueshmëri, nga kuvendi i ri, pas zgjedhjeve të reja”, tha Përparim Kryeziu nga kjo parti për Radion Evropa e Lirë.

“Deri atëherë, në një tranzicion të shkurtër e transparent drejt zgjedhjeve të reja, zonja Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës e presidentes, do të kontribuojë për mirë në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Vetëm një qeveri e pakorruptuar, e zgjedhur në mënyrë demokratike e jo produkt i pazareve, do të mund ta përparojë Kosovën e ta mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ta vlerësojë ashtu siç e meriton”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim ndryshe. Në një konferencë për media me 6 nëntor, ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj tha se ҫështja e presidentit duhet të adresohet nga ana e koalicionit qeverisës.

“Çështja e zgjedhjes së presidentit është çështje që ka kohë dhe hapësirë dhe ne mendojmë se mbi të gjitha është pyetje për partnerët e koalicionit. Ata të cilët e kanë shumicën e në Kuvendin e Kosovës do të duhej të marrin qëndrim për një temë të tillë”, tha Hoxhaj.

Analistët parashikojnë zgjedhje të jashtëzakonshme

Kushtetuta e Kosovës e përcakton në nenin 90.3, se posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj. Këtë prerogativë e ka kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, dhe ajo sipas këtij autorizimi deri me 5 prill të vitit 2021 mund ta ushtrojë këtë funksion.

E nëse deri në këtë datë, nuk arrihet konsensus për zgjedhjen e presidentit, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Analisti politik, Vigar Qorolli, i tha Radios Evropa e Lirë se është skeptik, që pas tronditjes së shkaktuar nga Gjykata Speciale, do të mund të arrihet konsensusi politik rreth një emri të përbashkët.

“Mos të harrojmë që partnerët tanë kyҫë ndërkombëtarë aktivizohen në këto momente, dhe emri i presidentit duhet ta ketë pëlqimin e tyre. Në këtë situatë e konsideroj një qeveri të unitetit kombëtar si të domosdoshme, por duke i njohur akterët politikë se me ҫfarë inercioni funksionojnë – besoj që fjala konsensus në këtë moment është utopike”, vlerësoi Qorolli.

Ai vlerëson se bazuar në të gjitha rrethanat, Kosova është më afër zgjedhjeve të reja, sesa zgjedhjes së një presidenti të ri.

Ndërkaq analisti politik, Fisnik Halimi megjithatë nuk e përjashton mundësinë që koalicioni aktual të zgjerohet.

“I vetmi opsion që presidenti të zgjidhet nga kjo legjislaturë është që aty të përfshihet edhe PDK-ja, e cila mund të dalë me kandidat të saj”, tha Halimi për Radion Evropa e Lirë.

“Opsion është edhe kandidatura e Ramush Haradinajt, por nuk mund të anashkalohet fakti se edhe vetë Haradinaj mund të ftohet nga Specialja”, tha Halimi.

Koalicioni i ndarë edhe për dialogun

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi që është nga radhët e AAK-së në mbledhjen e 6 nëntorit të qeverisë kërkoi që Qeveria e Kosovës ta ndërpresë dialogun me Serbinë, pasi se siç tha ai ‘Serbia po e furnizon Gjykatën Speciale me dëshmi të rreme’.

Por një kërkesë e tillë u kundërshtua nga kreu i qeverisë Avdullah Hoti.

Analisti, Fisnik Halimi konsideron se një kërkesë e tillë, vetëm sa do ta fuqizonte Serbinë.

‘Serbia do të mund ta shfrytëzonte këtë kohë për të fuqizuar edhe më tej pozicionin e saj. Një hap i tillë do të kishte pasoja të mëdha për Kosovën’ vlerësoi Halimi.

Ndërkaq, Vigan Qorolli, vlerëson se AAK-ja, ngjashëm si edhe partitë e tjera të dala nga krahu i luftës mund të jetë shënjestër e Dhomave te Specializuara, prandaj e konsideron të drejtë kërkesën për pezullim të dialogut me Serbinë.

“Por, për këtë duhet së pari ta bindë partneren e saj të koalicionit, LDK-në, e cila është indiferente ndaj kësaj situate politike”, vlerësoi Qorolli.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian kërkon nga palët që t’iu përmbahen zotimeve publike për vazhdimin e dialogut. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano i tha Radios Evropa e Lirë se BE-ja nuk komenton deklarimet publike të zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd, porse pret që deklarata e përbashkët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit e datës 7 shtator për vazhdimin e dialogut, të respektohet.

“Për progresin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën evropiane është esenciale që palët ta kenë të qartë këtë angazhim të përbashkët dhe po ashtu që të fokusohen në prioritete”, ka thënë mes tjerash Stano.

Next Post
Një transmetim i drejtpërdrejtë për Italinë mirëpritet në Kinë

Një transmetim i drejtpërdrejtë për Italinë mirëpritet në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

July 12, 2026
Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën teksa lahej në lum

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën teksa lahej në lum

July 12, 2026
Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

13 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i kërkuar nga Italia

July 12, 2026
“Provova ta shihja botën nga vendi i tij”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Vendi ka ndryshuar, edhe pse jo çdo gjë është perfekte

Ndarja nga jeta e ish-Amirit të Katarit, reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

July 12, 2026
Shifra të frikshme/ Në Shqipëri në katër ditë ka plot 57 raste të dhunës në familje

Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

July 12, 2026
Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

July 12, 2026
Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

July 12, 2026
Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

July 12, 2026
Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

July 12, 2026
Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In