• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosovën e mbyt dhuna në futboll

by A R
22/11/2015 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandalet në futbollin kosovar nuk kanë të ndalur, as tani kur Kosova gjendet në prag të inkuadrimit në UEFA dhe FIFA. Imazhi i Superligës e pësoi një tjetër goditje të rëndë të shtunën në Drenas, në takimin ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit. Edhe 16 vjet pas luftës, dhuna e konfirmoi prezencën e vet të mëtutjeshme në futbollin kosovar. Viktimë e saj u bë Betim Haxhimusa, i cili u godit me lopatë, me ç’rast iu thye dora. Futbollisti i njohur të hënën do t’i nënshtrohet operacionit

Kosova po bënë përpjekje të mëdha për t’u anëtarësuar në UEFA dhe FIFA, por ngjarjet skandaloze që po e godasin shpeshherë futbollin kosovar, e bëjnë atë krejt tjetër prej futbollit të vendeve tjera, anëtare të këtyre dy organizatave.

Përpos dukurive tjera negative, edhe dhuna konfirmoi prezencën e vetë të mëtutjeshme në futbollin kosovar, edhe tani e 16 vjet pas përfundimit të luftës.

Një incident i rëndë ndodhi të shtunën në derbin ndërmjet Feronikelit e Gjilanit (1:1).

Pas përfundimit të ndeshjes, kur futbollistët po shkonin drejt vedit të zhveshjesh, persona të paidentifikuar i kanë sulmuar fizikisht disa lojtarë gjilanas, por më së keqi ka pësuar Betim Haxhimusa, i cili është goditur me lopatë, me ç’rast me urgjencë është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Doktorët kanë identifikuar thyerje të dorës, për çka Haxhimusa të hënën do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik.

“Pasi mora karton të kuq, duke hyrë në zhveshtore, aty ishin duke më pritur katër tifozë. Ata morën një kaci dhe disa gjësende të forta që ishin afër, por fal disa personave të cilët u gjenden aty, shpëtova pa marrë ndonjë goditje më të fort. Pësova një goditje nga kacia që kishin dhe më është thyer dora. Të hënën do të hyj në operacion, pasi kam pësuar disa lëndime në fillim të gishtave”, ka rrëfyer për gazetën “Zëri” futbollisti i lënduar, Haxhimusa.

 

Next Post

Molenbeek, lagjja që jeton me imazhin e çerdhes evropiane të xhihadit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com