• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Kosovën e kemi bashkë”, Dimal Basha flet si Kryeparlamentar, fton opozitën për bashkëpunim

by A R
26/08/2025 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 73 vota pro, Dimal Basha u zgjodh sot kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas 57 seancave të dështuara radhazi, që e futën vendin në ngërç institucional pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kandidatura e Bashës ishte e pesta e propozuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje dhe ndryshe nga katër të mëparshmit arriti të marrë vota edhe nga partitë opozitare, PDK, AAK dhe LDK.

Në fjalimin e tij të parë nga foltorja si kryetar i Kuvendit, Basha nënvizoi se ky institucion është zemra e demokracisë. Pasi falënderoi edhe kundërshtarët për besimin me votë, ai i ftoi që të punojnë në të mirë të vendit pasi siç tha: “Kosovën e kemi bashkë”.

“Ky institucion është zemra e demokracisë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica se liria e shtetit, janë më të mëdha se çdo interes. Është e ndërtuar mbi sakrifica, mundin, gjakun e qëndresën e atyre që besuan se e ardhmja e kombit ishte më e rëndësishme se e ardhmja tyre. Një përulje u takon grave, nënave, tona që ofruan dashni e përkushtim, ishin e mbeten themeli i një shoqërie të shëndoshë”, tha Basha.

Duke tentuar të bëhet unifikues, Basha renditi disa shembuj për të treguar se shqiptarët kanë ditur të bëhen bashkë për të mirën e vendit.

“Bëj thirrje për bashkëpunim e unifikim, në qastet më të vështira populli ka treguar se di të lë anash dallimet për kauza të përbashkëta. Ne kemi Skënderbeun, kemi shembullin e presidentit Rugova që me vizionin e tij dinte të tejkalonte veten. Ky popull u bashkua rreth UÇK-së dhe komandantit të saj Adem Jashari për t’i dale ballë padrejtësive dhe gjenocidit nga regjimi fashist i Millosheviqit. Lufta e Adem Jasharit dhe UÇK-së ishte luftë për liri, edhe sot UÇK-ja ka qenë dhe mbetet e shenjtë në zemrat e atyre që e duan lirinë. Shumica prej nesh dallojmë me parti, por çka secili pret, është që të jemi bashkuar në objektiva si zhvillimi ekonomik, forcimi i shtetit, dhe mbrojtja e sovranitetit”, tha ai.

Next Post
U arrestua dy ditë më parë në malin e Tomorrit, GJKKO lë të pandryshuar masën për Dorian Beun

U arrestua dy ditë më parë në malin e Tomorrit, GJKKO lë të pandryshuar masën për Dorian Beun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In