• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Uniteti për dialogun me Serbinë refuzohet nga Opozita

by Java News
23/12/2018 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë LDK dhe Vetëvendosja, refuzuan të marrin pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku qëllimi ishte unifikimi për dialog me Serbinë. Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme.

Nga Bekim Shehu

Partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë, që së bashku me një parti politike opozitare (PSD formuan ekipin e unitetit për dialog me Serbinë, po u bëjnë thirrje dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) dhe lëvizjes Vetëvendosja që të bëhen pjesë e grupit të unitetit. Kjo thirrje drejtuar udhëheqësve politik në Kosovë, po ndodh në kohën kur është shtuar presioni i autoriteteve ndërkombëtare në këtë mes edhe i vet presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, që Prishtina zyrtare njëzëri duhet të punojë për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme me Serbinë. Por dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosja, vazhdojnë të mbajnë qëndrimin që në Kosovë duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme dhe më pas sipas tyre “të zgjedhurit e rinj me legjitimitet të plotë mund të hyjnë në dialog me Serbinë”. Në këtë mënyrë këto dy parti opozitare refuzuan ftesën e kryetarit të kuvendit që të takohen në një tryezë të rrumbullakët dhe të koordinohen për procesin e dialogut me Serbinë. Për këtë takim të përbashkët janë ftuar edhe presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator që u mandatua nga kuvendi, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se koalicioni qeveritar nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht se atyre iu bashkua në ekipin e unitetit Partia Social Demokrate e Kosovës, krahu i shkëputur nga lëvizja Vetëvendosja dhe shoqërinë civile.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës e as nga ata që kanë mandate të huaja në Kuvendin e Kosovës”, thotë Avdullah Hoti, duke shtuar se “procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën e Kosovës”.

Rezoluta e miratuar një javë më parë në parlamentin e Kosovës parasheh që të nxjerrë një ligj për fazën finale të dialogut me Serbinë, por kjo është e papranueshme për LDK-në, sepse sipas Avdullah Hotit, Kosova ka kushtetutën e saj. “Ne nuk jemi duke hyrë në procesin e dialogut për ta ribërë shtetin e Kosovës, kjo duhet të jetë e qartë. Ekipi i dialogut është qeveria legjitime me rolin kyç të opozitës dhe të shoqërisë civile”.

Edhe partia tjetër opozitare lëvizja Vetëvendosja (VV), ka refuzuar në mënyrë kategorike ftesën për tryezën e rrumbullakët të ftuar nga kryetari i kuvendit Kadri Veseli, duke thënë se i gjithë qëllimi është sipas tyre të legjitimohet roli udhëheqës në dialog i presidentit Hashim Thaçi, që për Vetëvendosjen është e papranueshme. “Nuk kemi shkuar asnjëherë edhe në të kaluarën në tryeza të tilla, aq më pak tani, kur rrethanat e krijuara në vend kanë tendencë ta legjitimojnë Hashim Thaçin në procesin e dialogut. Rezoluta dhe ekipi që është votuar me më pak se shumica e deputeteve të kuvendit, pra vetëm me 59 vota, për ne është e pa vlerë dhe e papranueshme”, thotë deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.

Analistët politik nga ana e tyre, në rrafshin ndërkombëtar, thonë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja, nuk solli rezultate tash e shtatë vjet dhe për pasojë, skepticizmi për një zgjidhje përfundimtare është zbehur edhe në BE.

Blerim Burjani analist politik, i tha DW-së, se edhe “në radhët e BE-së, tendenca kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk po bie, por, vetëm po rritet”.

“Politikanët e Ballkanit Perëndimor kanë kohë që e kanë kuptuar këtë dhe po ndjekin agjendat e tyre të interesit nacional. Këto kanë të bëjnë me ruajtjen e pushtetit personal të liderëve ballkanik të pasuruar dhe me interesat kombëtare në ekonomi, dhe çështje të tjera pasurie të politikanëve dhe çështje të sigurisë. BE nuk ndodhet më në plan të parë për këto shtete”, thotë Blerim Burjani.

Sipas tij, “shtetet e rajonit të Ballkanit duket se nuk kanë si synim parimor bashkëveprimin e ndërsjellët në rajon, por realizimin e interesave të veçanta shtetërore, madje duke vendosur kufizime te caktuara, siç janë tarifat doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës”.

“Ëndrra Evropiane për t’i bashkuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike të përbashkët duke evituar kështu konfliktet e shtetësisë, tani për tani duket se ka dështuar plotësisht dhe njëherë as që mund të flitet për këtë. Situata ka dalë plotësisht jashtë qëndrimit dhe kontrollit evropian”, thotë Blerim Burjani.

Sidoqoftë, dialogu Kosovë Serbi tash për tash mbetet i bllokuar dhe nuk duket se do të ketë shtendosje në një fazë të afërt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për të vazhduar me këtë proces. Prishtina zyrtare po përpiqet që të jetë unike në një grup negociator, ndërsa nga ana tjetër, autoritetet e Serbisë, nuk duan të vazhdojnë më dialogun, pa hequr tarifën doganore për mallrat serbe që hyjnë e Kosovë, tarifë kjo e vendosur nga qeveria në Prishtinë. Analisti politik Blerim Burjani thotë se “pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritura, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të shtendosjes së marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe nuk dihet se ç’drejtim po merr situata në Ballkan”.

“Ky mund të jetë thjeshtë skenar i SHBA dhe Rusisë pasi, ngadalë po e shpallin të paaftë BE-në në zgjidhjen përfundimtare të gjendjes së krijuar Kosovë-Serbi, por edhe në tërësi në Ballkan”.(dw)

Next Post
Ish-specialisti: Pjesët e Mig-19 na i sillnin me probleme. Gafat e komandave tona të pafundme

Ish-specialisti: Pjesët e Mig-19 na i sillnin me probleme. Gafat e komandave tona të pafundme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyet e sulmit të dytë të Berishës ndaj “New York Times”

Kompania lobuese e Berishës pagesë 750 mijë dollarë për periudhën prill–gusht 2025, asnjë ndryshim për “non gratën”

December 30, 2025
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

“Me SHBA do fuqizojmë më tej partneritetin strategjik”/ Spiropali: Në 2026 presim Samitin e Diasporës

December 30, 2025
VIDEO-U bekuan me katërnjakë, 2 prej tyre nuk shikojnë! Prindërit tregojnë emocionet edhe sfidat..

VIDEO-U bekuan me katërnjakë, 2 prej tyre nuk shikojnë! Prindërit tregojnë emocionet edhe sfidat..

December 30, 2025
Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

Masakra në Reçak me 45 viktima, Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj 21 personave

December 30, 2025
“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

“Vjedhje si në filma”/ Grabiten 30 milionë euro dhe mijëra bizhuteri ari në një bankë! Zbulohet skema që ndoqën hajdutët dhe..

December 30, 2025
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

December 30, 2025
Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

Festat e fundvitit, OSHEE: 1600 punonjës në terren për furnizim të pandërprerë me energji

December 30, 2025
“Integrimi, mundësi për të transformuar vendin për shqiptarët”, Tabaku: Duhet angazhim serioz, jo fasadë e maskuar me retorika politike!

“Na flasin çdo ditë për ‘bum ekonomik’, për kulla që prekin qiellin! ” Jorida Tabaku: Po pse shqiptarët po ikin?

December 30, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autoritarizmi ynë i Majtë si etnopopulizëm!

December 30, 2025
“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

“Nuk ju dhamë mundësinë të gjunjëzojnë shtetin”/ Pjesë e grupit ekstremist të ISIS, Turqia arreston 357 persona

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com