Kosovë/ Treni del nga binarët, për fat nuk raportohen të lënduar

Një tren ka dalë nga binarët në aksin hekurudhor Fushë Kosovë – Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Mirsim Beqiri, kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Zyrën e Kryeministrit.

Beqiri tha se nga ky rast nuk ka ndonjë person të lënduar.

“Incident në Aksin Hekurudhor Fushë Kosovë-Prishtinë.Treni i udhëtarëve del nga binarët.Fatmirsisht pa të lënduar”.

Ai theksoi se ky udhëkryq ku ka ndodhur incidenti nuk ka pasur sinjalizim.

“Në këtë udhëkryq nuk kishte sinjalizim horizontal e as vertikat!!!”.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por ende nuk ka ndonjë informacion shtesë lidhur me rastin, pergatiti BW.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com