• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kosovë, të ardhurat tatimore në 2014 ishin 1.141 mln euro

by
28/08/2015 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupit Qeveritar i Punës për Strategjinë kombëtare për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare ka diskutuar për raportin vjetor 2014, strategjinë dhe planin e veprimit të rishikuar.

Sipas, zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi, rezultatet e deritanishme të paraqitura në këtë raport janë inkurajuese për faktin se për herë të parë kemi një proces të kompletuar që fillon nga faza e inteligjencës e deri tek faza e zbatimit të ligjit.

Ai ka deklaruar se një përkushtim i shtuar dhe bashkëpunim i vazhdueshëm nga të gjithë aktorët është mëse i nevojshëm dhe thelbësor për të pasur një zbatim të suksesshëm të Strategjisë, e cila do të dërgonte sinjale pozitive tek investitorët ndërkombëtarë dhe donatorët, se Kosova është vend atraktiv dhe konkurrues për investime.

Për më tepër, nëpërmjet këtij raporti synohet ofrimi i informatave Qeverisë dhe kontribuuesve të tjerë në identifikimin e trendeve të reja të krimit dhe fenomeneve, si dhe praktikave të mira sa i përket parandalimit të ekonomisë joformale dhe krimit financiar.

Agjencitë përgjegjëse për grumbullimin e të ardhurave tatimore, sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, kanë vazhduar me përforcimin e aktiviteteve të tyre duke hartuar plane të risqeve me qëllim identifikimin e fushave ku kemi shmangie nga detyrimet tatimore.

“Rezultatet e aktiviteteve në grumbullimin e të ardhurave tatimore kanë qenë inkurajuese. Ka rritje që nga viti 2008 kur të ardhurat tatimore ishin vetëm 805 milionë euro, ndërsa në vitin 2014 arritën në 1,141 milionë euro. Deri në qershor 2015 këto të ardhura shënuan rritje me rreth 7% në krahasim me periudhën 2014”, thuhet në komunikatë.

Next Post

Soni Malaj mendoi të zhvishej në Liban, por...(Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com