• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë-Serbi/ Beogradi i tmerruar nga lajmi i Shpalljes së Ushtrisë kosovare më 28 Nëntor

by Java News
17/11/2018 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç, ka thënë se ekziston mundësia që administrata e Kosovës, më 28 Nëntor, në Ditën shqiptare të Flamurit, të shpallë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke komentuar mbi këtë mundësi gjatë një interviste në Radio-Televizionin e Serbisë, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe që do të duhet të reagojnë në NATO dhe Bashkimin Evropian, si garantues të marrëveshjeve.

“Prishtina po punon për këtë datë, edhe pse Ushtria është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe nga garancitë e NATO-s”, tha Stefanoviç.

“Por serbët nuk e mbështësin atë”, ka thënë Stefanoviç, duke shtuar se vendimi i tillë është një shqetësim serioz për serbët në Kosovë.

“Ministritë tona, e Brendshme dhe ajo Mbrojtjes, si dhe dhe të gjitha shërbimet, kanë analizuar të gjithë informacionin që kemi në lidhje me atë që pritet të ndodhë, dhe që natyrisht do të ketë një përgjigje nga Serbia. Por, mbi të gjitha, ne duam të diskutojmë seriozisht me partnerët të cilët ishin si garantues – NATO dhe BE, se diçka e tillë nuk mund të ndodhë”, tha Stefanoviç.

“A janë ata të gatshëm që në mënyrë jo-ligjore e plotësisht brutale, të shkelin madje edhe rregulloren e brendshme të Kosovës”, tha ministri i Brendshëm serb, duke shtuar se Prishtina po merr koston e një paqëndrueshmërie në rajon me themelimin e ushtrisë.

Qeveria e Kosovës ka mohuar që ushtria do shpallet më 28 Nëntor, sigurisht pa e fshehur aspak punën për themelimin e saj me qëndrime e deklarata krejt të hapura. Edhe pak javë më parë Beogradi hodhi tezën e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, si datë kur do shpallej ushtria. Kjo, si për Serbinë e si për Kosovën, konsiderohet si Pavarësia e dytë, për njërën trishtuese e për tjetrën lumturuese. (tesheshi)

 

Next Post
FOTO +18/ Miss-i pozon nudo për mjedisin në bregdetin e Vlorës

FOTO +18/ Miss-i pozon nudo për mjedisin në bregdetin e Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

June 1, 2026
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In