
Kosova në këtë fund korriku ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19. 92 të infektuar ka pasur në 24 orët e fundit.
Nga ana tjetër asnjë humbje jete nuk është regjistruar sërish prej koronavirusit. Edhe në Kosovë si në shumë vende të rajonit e Europës ka rritje të rasteve për shkak të qarkullimit të variantit Delta.
Ndërkohë lajmi i mirë është se 17 persona e kanë fituar betejën së fundmi me COVID-19. BW