• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, qeveria e re nuk do të ketë më shumë se 12 ministri

by A R
06/11/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë rënë dakord që qeveria e ardhshme të mos ketë më shumë se 12 ministri, ndërkohë përjashtohet mundësia që stafi civil të reduktohet.

Nënkryetari i LVV, Besnik Bislimi thotë se do të ketë riorganizim të ministrive, por përjashton mundësinë që do të ketë largime nga puna për shkak të këtij riorganizimi. Ai thotë se ky konsolidim ka si qëllim rritjen e eficiencës dhe uljen e shpenzimeve në nivel ministror.

Jeton Mehmeti nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, e sheh zvogëlimin e numrit të ministrive si një hap pozitiv. Ai thotë se shihet një përkushtim nga LVV dhe LDK për të pasur një qeveri me më pak ministri, e që sipas tij, kjo do të ndikojë që të ketë kursim të buxhetit të shtetit. Në një hulumtim që GAP ka bërë, thuhet se me zvogëlimin e numrit të ministrive buxhetit të shtetit do t’i kursehen 15.5 milionë euro.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke vazhduar takimet për harmonizimin e programit qeverisës, ndërkohë që janë pajtuar që numri i ministrive të ulet në 12, numri i zëvendësministrave të jetë nga 2 për secilën ministri dhe është premtuar edhe zvogëlim i numrit të këshilltarëve politikë.

Qeveria në largim e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka pasur numrin më të madh të ministrive: 21 gjithsej, me më shumë se 80 zëvendësministra.

/a.r

Next Post
Mbi 60% e ndërmarrjeve të vogla e të mesme përdorin Lekun

Ministria e Financave: Ja shkaku për vonesat e pagave buxhetore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com