16 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, fatmirësisht asnjë vdekje nga COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas MSH-së, raste të vdekjes nuk janë regjistruar, derisa ka njoftuar për shërimin e 10 pacientëve.
“Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429. Në total numri i rasteve aktive është 446”, thuhet në njoftim.