• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Prokuroria me veteranët e UÇK përplasen

by Java News
01/11/2018 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Listat e Veteranëve dhe lirimi i Sylejman Selimit po përplasin prokurorinë vendore me OVL-të e UÇK-së. Këto të fundit po kërkojnë edhe ngritjen e aktakuzës për publikimin e emrave të atyre që organet e drejtësisë kanë cilësuar jashtëligjshëm pensione.Ka kaluar kohë që kur Gjykata Themelore e Prishtinës e ktheu pas aktakuzën për rastin “Veteranët”, shkruan lajmi.net.

Në të njëjtën, 12 anëtarët e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit po akuzohen se kanë manipuluar me lista, ndërkaq që rreth 20 mijë persona po dyshohet se fituan jashtëligjshëm statusin e veteranit.Në lidhje me këtë, nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha sot për lajmi.net se prokuroria sipas tij duhet të ngrisë aktakuzë edhe për publikimin e emrave.Siç shprehet Haradinaj, Qeveria ka ndërhyrë edhe në këtë çështje.

“Prokuroria Speciale duhet ta ngrisë aktakuzën për publikimin e listave të veteranëve.  Por si duket edhe aty ka ndikuar Qeveria sepse po të mos kishte ndikuar, nuk do të kishte dalë as kjo listë. Edhe në qoftë se do të dilte, nuk do të dilte me njerëz të devotshëm, që i kanë futur aty për t’i fshehë aty njerëzit që janë të rrejshëm”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj, më tej thotë se vetë Agim Çeku dhe komandatët e tjerë me deklaratat e tyre e kanë dëshmuar se ka fryrje të listave.

Haradinaj foli edhe për lirimin e ish-komandatit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, për të cilin tha se besojnë ende në pafajsinë e tij.“Duke e parë edhe gjykimet e mëparshme të ish-ushtarëve të UÇK-së .

Për neve është shumë shqetësuese se si Sylejman Selimi mundet mu nalë, por ne nuk duam të mbërrijmë deri atje sa që ajo të pasqyrohet si ndërhyrje në drejtësi. Ne do të shohim për veprimet e ardhshme, mirëpo nuk do të bëjmë veprime që do të reflektojnë si të tilla. Unë besoj që gjykata do ta sheh gabimin që është bërë në këtë raport”, tha ai.Se prokuroria po e zvarrit punën për veteranët po e thotë edhe kryetari  i OVL UÇPMB-së, Nazmi Hajredini.

Sipas tij, prokuroria  “ka krijuar lëmshin të cilin duhet të zgjidhë vetë”.“Prokuroria ka bërë lëmshim të cilin duhet ta zgjidhë vetë. Sidomos veteranët e vërtetë nuk guxojnë të preken”, ka thënë Hajredini. (b.an)

 

Next Post
Tirana shembull suksesi nga OBSH, Veliaj: Të ulim përdorimin e makinës

Tirana shembull suksesi nga OBSH, Veliaj: Të ulim përdorimin e makinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

December 19, 2025
Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

December 19, 2025
Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Morali i Blendit që prodhon burg pa gjykim

December 19, 2025
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

December 19, 2025
Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

December 19, 2025
“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In