• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prokurori i dorëhequr u ka lënë kolegëve gati aktakuzën për UÇK

by Java News
16/08/2018 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Listës së personave të akuzuar bëhet e ditur se i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari. Prokurori tashmë i dorëhequr i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, në letrën e dorëheqjes me të cilën i është drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, dhe kolegëve të tjerë ka treguar se më 11 korrik të këtij viti ai e ka dorëzuar aktakuzën në rastin e veteranëve.

Blakaj përmes kësaj letre ka falënderuar kolegët për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, në veçanti për rastin e veteranëve. “Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë tërë këtyre viteve, duke vlerësuar lart ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjorë.

Se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi, në veçanti vlen të ceket bashkëpunimi dhe ndihma e palodhshme e disa prej kolegëve në 10 muajt e fundit, në njërin nga rastet më voluminoze dhe komplekse i quajtur si ‘Rasti i Veteranëve’, për të cilin nga 11 korriku 2018, aktakuzën ia kam përcjell kryeprokurorit Millaku”, shkruan Blakaj.

Listës së personave të akuzuar bëhet e ditur se i prin Agim Çeku, i pasuar nga Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Xhavit Jashari. Kjo aktakuzë për shkak të ndjeshmërisë dhe profilit të lartë të përfshirë, ishte dërguar fillimisht te kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, për ta dërguar më pas në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në këtë të fundit, kjo aktakuzë nuk është dërguar ende nga Prokuroria Speciale, për arsye, të cilat ende nuk janë bërë publike.

 

Kryeprokurori Millaku ka thënë se ky rast ende gjendet në fazën e hetimeve, duke mohuar që në këtë rast është ngritur aktakuza. “… Jo jo, hetimet janë ende… S’ka aktakuzë, hetimet janë ende”, ka thënë kryeprokurori Millaku për “Betimi për Drejtësi”.

Blakaj, tashmë i larguar nga Prokuroria ende nuk ka dhënë përgjigje për publikun për arsyet e vërteta të dorëheqjes. Në letrën drejtuar kolegëve nuk tregon ndonjë kërcënim apo presion, pos faktit që karrierën do ta vazhdojë jashtë vendit e sistemit prokurorial, duke përmendur edhe largimin nga Kosova, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO / Pamjet e ekzekutimit, ja si u vranë polici dhe e shoqja në Shkodër

VIDEO / Pamjet e ekzekutimit, ja si u vranë polici dhe e shoqja në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In