• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, opozita dërgon në kushtetuese ligjin për pagën minimale

by A M
21/07/2023 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, dorëzoi të premten në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për pagën minimale, i cili ngjalli shumë reagime pas miratimit të tij në parlament javën e kaluar.

Ligji për pagën minimale parasheh rritjen e saj në 264 euro, nga 130 deri në 170 sa është aktualisht ndërsa nuk përfshinë kategoritë e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nga Gjykata Kushtetuese kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së ligjit në tri çështje kryesore.

“E para Këshilli ekonomik social i cili përcaktohet edhe në ligjin e punës dhe i cili asnjëherë nuk është konsultuar asnjëherë për pagën minimale, tregon për një shkelje flagrante që qeveria e Kosovës e ka bërë. E dyta është diskriminimi i palëve të cenueshme, pra të verbërve, paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, e të cilët nuk janë përfshirë dhe janë larguar. Ky është një diskriminim dhe shkelje e drejtpërdrejtë e vlerave dhe të drejtave të njeriut që përcakton Kushtetuta e Kosovës dhe e treta lidhet me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rast ky që është eklatant dhe i cili jo vetëm që është shkelje mirëpo lidhet drejtpërdrejt edhe me vlerat që kjo kategori i përfaqëson”, tha zoti Tahiri.

Edhe partia tjetër opozitare, Partia Demokratike tha se i ka dorëzuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për caktimin e seancës plenare të datës 13 korrik 2023 nga ana e kryetarit të parlamentit të Kosovës.

Ky subjekt tha se seanca e fundit ku janë miratuar disa ligje të rëndësishme përfshirë edhe Ligjin për pagën minimale është caktuar në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren e punës së parlamentit.

Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestuan javën e kaluar në Prishtinë në kundërshtim të ligjit për pagën minimale. Nëse ky ligj hyn në fuqi, për çka kërkohet nënshkrimi i presidentes së vendit veteranët do të vazhdojnë të marrin 170 euro sa është pensioni aktual i tyre.

Në fillim të kësaj jave udhëheqësit e shoqatave të UÇK-së u takuan me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kërkuan mosdekretimin e ligjit ndërsa paralajmëruan pengimin e funksionimit të parlamentit të Kosovës.

“Veprimet tona nuk lidhen me presidenten, presidentja e ka për obligim ta kryej si duhet punën e saj sepse paraqet unitetin e popullit dhe nuk duhet të krijojë përçarje, por kundërshtimet tona vazhdojnë. Ne kemi veçse të paralajmëruar me datën 26 atë që mbahet seanca”, tha Faton Klinaku nga shoqata e Veteranëve të luftës së ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se “Ligji për pagën minimale do të analizohet nga zyra e saj dhe më pas do të veprohet në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore të presidentes dhe duke pasur parasysh rëndësinë e trajtimit të dinjitetshëm të këtyre kategorive”.

Sipas qeverisë Ligji i ri për pagën minimale parasheh ndryshimin e Ligjit për veteranët, asisoj që, siç thuhet, “deri në kategorizimin përfundimtar të listës së veteranëve qeveria e Kosovës, vendos për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj”.

Ligji për pagën minimale u miratua pa praninë e opozitës në fund të një dite përleshjesh fizike në parlament që nxitën shqetësime për thellimin e përçarjeve politike dhe polarizimin e shoqërisë në Kosovë.

 

Next Post
Ferrari skuderia më e vlefshme në F1, “kokëkuqja italiane” vlen 3.9 mld dollarë

Ferrari skuderia më e vlefshme në F1, “kokëkuqja italiane” vlen 3.9 mld dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

Aksidenti tragjik në Rumani/ Tronditëse dëshmia e të mbijetuarit për mjekun grek: Shoferit iu bllokua timoni pas parakalimit..

January 28, 2026
Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

January 28, 2026
Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

January 28, 2026
Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

January 28, 2026

Si mund të bëhet Irani, një republikë demokratike, paqësore dhe jo-bërthamore?!

January 28, 2026
Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In