• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë, nis seanca për zgjedhjen e qeverisë së re/ Konjufca prezanton kabinetin: Ta kursejmë vendin nga dy palë zgjedhje

by Os De
19/11/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Glauk Konjufca, i mandatuari për krijimin e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë fund krizës disa mujore ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Parlamentin e Kosovës. 

Konjufca propozoi Albin Kurtin për të qenë zv/kryeministri i tij i parë si edhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvallën si zv/kryeministre të dytë dhe ministre të Drejtësisë. 

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatarin e dytë për kryeministër, pas dështimit të tentativës së parë me Albin Kurtin, i cili nuk siguroi dot shumicën e nevojshme. 

Për miratimin e Qeverisë kërkohen të paktën 61 vota nga 120 deputët e Kuvendit. 

“Për herë të parë në jetën e vet kuvendi nuk ka legjitimuar me votë qeverinë e shtetit. Votimit të 26 tetorit i priu një krizë 6 mujorë. Viti 2025 do mbahet mend si vit shumica e të cilit humbi në përpjekje për formimin e qeverisë sonë. 

Arritjet tona megjithatë nuk janë të vogla ndërkohë gjatë këtij mandati. Këto janë bërë falë punës së mirë të qeverisë Kurti. Të nderuar kolegë jemi në fazën e mandatarit të dytë për krjimin e qeverisë. Me këtë animositet në spektrin tonë politik vështirë që do të arrijmë një konsensus për zgjedhjen e Presidentit në muajin mars. Pa një qeveri të re vendi ka të sigurt vetëm thellimin e krizës aktuale. Përmes themelimit të kësaj qeverie sot synojmë disa gjëra bazike për shtetin tonë. Synojmë të kursejmë Kosovën nga dy zgjedhje dhe do ishte arrogancë ta conim vendin në zgjedhje. 

Patëm zgjedhje në shkurt dhe më pas zgjedhje lokale. Nëse bëjmë zgjedhje të reja edhe në dhejtor, kush na garanton se do i shmangim zgjedhjet në mars. Nëse kjo ndodh institucionet duhet të jenë të përgatitura ndërsa për qytetarët rraskapitëse kurse për taksat edhe 8 milionë euro të tjera të harxhuara pa arsye. Ideja e domosdoshmërisë për qeverinë me një mandatar të dytë lindi pas dështmit të mbledhjes së kryesisë së kuvendit. LVV propozoi që përmes një marrëveshje politike të themelohen komisionet parlamentare që të trajtonin buxhetin e ri të vitit 2026. Grupet parlamentare nuk u pajtuan ndaj e vetmja rrugë është ezaurimi për krijimin e qeverisë për herë të dytë”, u shpreh Konjufca. 

 

 

 

Next Post
“Vjosa nën kontroll”/ Çako nga ura e Mifolit: I gjithë sistemi i emergjencave në gatishmëri

“Vjosa nën kontroll”/ Çako nga ura e Mifolit: I gjithë sistemi i emergjencave në gatishmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In