Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar në mbledhjen e kabinetit të tij se partnerët e koalicionit qeverisës do t’i bëjnë ofertë opozitës.
Mustafa ka nënvizuar se oferta parashikon që opozita të vijë e të ulet në tryezat e institucioneve, të diskutojë dhe të gjejnë së bashku një zgjidhje institucionale për situatën politike.
Ai ka thënë se qeveria është e përkushtuar që të dialogojë me opozitën, por dhe të mos lejojë më që brenda Kuvendit të hidhet gaz lotësjellës.
Mustafa i ka bërë këto komente një ditë pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Prishtinë.