• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë. liderët fetarë bëjnë thirrje për tejkalim të krizës politike

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e bashkësive fetare më të mëdha në Kosovë gjatë një konference të përbashkët për media, u kanë bërë thirrje liderëve të partive politike që të tejkalojnë krizën politike përmes dialogut. Ata kanë theksuar se dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e problemeve politike që ka vendi.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ka theksuar se udhëheqësit politik të vendit duhet të kuptojnë se mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi situatën, por duhet të dinë që e kanë një shtet.

“Sigurisht që ftesa jonë është që të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë në Kosovë t’i thërrasin arsyes dhe t’i lënë të veprojë dashuria e zemrave për mirëkuptim për dialog dhe për një ndërtim të përbashkët të së ardhmes së fëmijëve të popullit dhe të gjithë neve. Nuk mendojmë që duhet të kërcënojmë njëri-tjetrin as me forcën e popullit as me forcën e pushtetit, por me forcën e dialogut dhe dashurisë së zemrave”, ka theksuar ai. Ai ka theksuar se rruga e vetme që shtynë përpara një shtet është paqja dhe se vetëm në këtë mënyrë do të mund të arrihet zgjidhja e situatës politike në të cilën gjendet vendi.

Edhe, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politik që të gjejnë zgjidhje për të dalur nga kjo situatë.

“Ftoj spektrin politik të Kosovës që të gjejnë kurajo, forcë dije dhe vizion, që ta gjejnë një unitet veprues për të dalë nga kjo situatë në të cilën gjendemi në aspektin politik, të ulemi rreth tryezës dhe të merren vesh për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë”. “Është e domosdoshme që sa më parë që është e mundur liderët tanë, partitë politike, të ulen brenda një tavoline të përbashkët në mënyrë që të gjejnë zgjidhje”, tha Tërnava.

Në anën tjetër, Driton Krasniqi nga Kisha Protestante ka thënë se kjo dalje e përbashkët e bashkësive fetare në Kosovë është që të përçohet një mesazh i paqes për të gjithë njerëzit.

“Sot jemi të katedralja këtu, një takim i cili është në kuadër të takimeve të rregullta që bashkësisë fetare në vend që ne bëjmë, në mënyrë që të përçojmë një mesazh të paqes, harmonisë, bashkëpunimit jo vetëm tek njerëzit këtu, por tek të gjitha strukturat ne vend”, ka thënë ai. Përplasjet e ashpra në raportet ndërmjet pushtetit dhe opozitës kanë filluar që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të vitit të kaluar, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Qeveria e Kosovës nënshkroi më pas një marrëveshje edhe me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare. Të dy këto marrëveshje, u bënë shkas i protestave të opozitës si brenda Kuvendit ashtu edhe nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve tjera. Tani kërkesat e vetme të opozitës janë dorëheqja e qeverisë, shpërndarja e Kuvendit dhe caktimi i datës për zgjedhjet e parakohshme. Përderisa partitë në pushtet, po planifikojnë të procedojnë me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, ku për kandidat kanë liderin e Partisë Demokratike, Hashim Thaçi.

Next Post

Regjistrimi i emigrantëve/ Dule: po privohen nga e drejta e votës, ligji "nxjerr sy",

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

Përvëlohet Evropa! Ekspertët paralajmërojnë rritjen e temperaturave mbi 40°C

June 23, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In