Kuvendi i Kosovës vazhdon të ketë problem me qeverinë, shkaku i mungesës së ministrave në seanca plenare, pavarësisht se e kanë detyrim kushtetues praninë në seancë, raporton KTV.
Në seancën e javës së shkuar, mungesa e kabinetit qeveritar e kishte nervozuar tej mase deputeten e PDK-së Ganimete Musliu.
Por, deputetja e LDK-së Vjosa Osmani thotë se kryeministri talljen po e përdor si instrumentin e vetëm për të ikur nga përgjegjësia.
Për këtë, Vetëvendosje thotë se kjo qeveri duhet të bjerë sa më parë.Ndërkohë, Artan Murati nga KDI-ja ka thënë se jo vetëm në seanca por ministrat po i injorojnë shpesh edhe komisionet parlamentare. Por jo vetëm kryeministri e ministrat e injorojnë Kuvendin.
Vetë deputetët, në shumicën e rasteve, nënshkruhen sa për sy e faqe e ikin nga salla plenare, duke i dështuar shumë pika të rendit të ditës. (b.an)