• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/Kreshnikët tanë janë sërish pas historisë

by Ben Andoni
19/06/2023 15:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur u shfaq baruti mbaroi dhe Eposi i Kreshnikëve. Tashmë trimat e legjendave nuk kishin se çfarë të bënin më në një botë, që nuk ta bënte më të gjatë, qoftë edhe pa luftuar. Heronjtë ikën dhe qëndruan në vende, ku tashmë nuk i dallonte më askush. Kur nuk luftonin më, pse duhet të bënin dhe të tregonin bëma?! Dhe, vimë në ditët tona. Po si ndodh, që ata që nuk luftojnë, ata flasin për luftëra dhe trimëri, paçka se e dinë mirë që është KFOR-i që përgjigjet për siguri në Kosovë, janë bash ata që e kanë mbi kurriz këtë përgjegjësi, qysh në vitin 1999. KFOR-i (Lexo NATO) nuk i jep askujt llogari, përkundrejt çdo ankimimi, madje dhe kërkesave të vazhdueshme të ditëve të fundit të qeverisë kosovare. Kjo e fundit është munduar në ditët e fundit t’u kujtojë përgjegjësinë (!) dhe atributet, përmes z. Kurti. Përgjigja direkte dhe pak herë indirekte vetëkuptohet qartë: Nëse kërkoni të bëni veprime pa u këshilluar, atëherë merrni përsipër vetë përgjegjësitë tuaja. Kurti e di mirë, paçka se bën gjithnjë të kundërtën, duke ditur se është paqartësia e BE-së, që e ndih të gjithën këtë. Policët kosovarë e provuan në kurrizin e tyre të gjithë këtë kaos, që vjen tashmë dhe nga turbullia dhe tollovia e kuptimit të Marrëveshjes së Kumanovës nga Kosova por sidomos nga përpjekjet e Serbisë, që ndërkohë po përpiqet me të gjitha mjetet të ç’bëjë me detajet e dokumentit të saj mëvetësinë e Kosovës. Dihet: Një mision i pamundur.

Tirana ka marrë një përgjigje deridiku të mirë ndaj zyrtarëve më të lartë kosovarë, pasi Rama foli në emër të Paktit të Atlantikut, ndërkohë që mjafton që ekzistenca e KFOR-it ta zhbëjë këtë protokoll. Ndërkohë përgjigjen më të mirë e kanë marrë Berisha dhe të tjerë në parlament, që përdorën folklorin për të gjithë ngjarjet e Kosovës, që sa më shumë ditë kalojnë aq më të komplikuara po bëhen. Nuk po përmendim armatën syçelë të Facebook.

Larg këtyre, Kosova duhet të respektojë CEFTA-n sa i përket shkëmbimeve ekonomike dhe këshillat e miqve për realitetin, porse Beogradi duhet t’i japë fund çmendurive, që po përpiqen deri sa t’ia mohojnë Kosovës atë udhë të vështirë, që e ka larë me gjak. Bash në këto ditë të vështira, ku kancelari të ndryshme, po ushtrojnë gati një presion me masën e dokumentacionit dhe përpjekjeve që janë bërë dikur për Rambujenë, shqiptarët duhet të kuptojnë se çdo llogaritje e tyre tashmë fillon me logjikën e pavarësisë së panegociueshme, kurse nga serbët se: Kosova është e pavarur.

Nuk dihet se cili do ta zëvendësojë Vuçiq, por një gjë dihet mirë, loja do jetë e njëjtë, kurse ne shqiptarët të përçarë, madje edhe ata që ofrojnë të marrin dyfekun. Me fat, jemi vetëm që Kosova është e pavarur dhe tashmë po mësohet e u gëzohet simbolikave të veta. Të paktën, për ato sakrifikoi edhe në Mitrovicë. E sa për Shqipërinë: Thjesht ta përkrahim Kosovën pa asnjë rezervë dhe pa rrahje gjoksi. Ndaj, bëhen qesharake folklorizmat e Tiranës në parlament nga të dy palët, kur t’i kupton live sesa e njohin Kosovën, por më shumë se kaq sesa të gatshëm janë për një realitet, që as e njohin fare. Kreshnikët tanë duket se janë sërish pas historisë. (Javanews)

 

Next Post
Tragjike në Vlorë/ Po korrte grurin, autokombajna që drejtonte ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 35-vjeçari

Tragjike në Vlorë/ Po korrte grurin, autokombajna që drejtonte ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 35-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 14 vite për biznesmenin Pëllumb Gjoka

February 26, 2026
Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

Monika Kryemadhi i kërkon GJKKO-së pushim të çështjes, por dhe…

February 26, 2026
“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In