• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/ KQZ nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje, LVV: Nuk na njeh si shtet!

by S T
23/12/2024 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Përfaqësues të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë dalë kundër certifikimit të kësaj partie – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – duke përmendur që kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës, dhe atij nuk i referohet me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”.

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se moscertifikimi i kësaj partie është pjesë e parafushatës zgjedhore të partisë në pushtet.

Çfarë u tha në mbledhje?

Për certifikimin e Listës Serbe ka votuar vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, kundër kanë dalë dy anëtarët e LVV-së, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, ndërsa tjerët kanë abstenuar.

Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) parti në opozitë, ka abstenuar në votim, me arsyetimin se Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, ka vlerësuar që Lista Serbe i plotëson të gjitha kriteret për certifikim, por që ndan shqetësimet e përmendura nga anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Anëtarët e tjerë në mbledhjen e KQZ-së kanë thënë se Lista Serbe ka të drejtë të ankohet ndaj një vendimi të tillë, pasi Zyra për Regjistrimin e Partive Politike tashmë ka konfirmuar se kjo listë i plotëson të gjitha kriteret.

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike është organ që vlerëson nëse një parti plotëson kriteret për pjesëmarrje në zgjedhje dhe ia dërgon rekomandimet panelit të KQZ-së.

Njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi nga organizata joqeveritare Demokraci+, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, moscertifikimi i Listës Serbe nga KQZ-ja, është pjesë e fushatës parazgjedhore që po bën Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, Lista Serbe do të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe do të hyjë në garën zgjedhore.

“Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh që subjektet politike që janë të regjistruar me automatizëm konsiderohen të certifikuara. Çfarë do të ndodhë është se ka afat ligjor, ku brenda 48 orëve Lista Serbe mund të ankohet në PZAP dhe pastaj ky panel ka edhe një afat shtesë prej 48 orëve të tjera për të marrë vendim. Gjithë kjo zhurmë do të zgjasë më së shumti katër ditë dhe jam i sigurt që PZAP-ja do ta kthejë mbrapa ketë vendim të KQZ-së, dhe do ta obligojë KQZ-në që ta certifikojë Listën Serb”, ka thënë Krasniqi.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar të hënën se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po tenton “të eliminojë kundërshtarin e vetëm” në Kosovë, Listën Serbe.

“Kurti, me ndihmën e aleatëve të tij, synon të dëbojë popullin serb nga krahinat e jugut”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, pa ofruar më shumë hollësi.

Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë.

Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.

“Përfaqësues të kësaj Liste, mbajnë kontakte të vazhdueshme, shihen edhe nëpër fotografi, edhe në televizion me pushtetin e [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiqit, por ku shihet edhe Radoiçiçi”, ka thënë Kurteshi, në arsyetimin e tij pse nuk duhet të certifikohet kjo parti.
Millan Radoiçiç ka qenë nënkryetar i Listës Serbe, deri në ditën kur e ka pranuar se e ka kryer sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë këtë sulm si terrorist dhe e fajësojnë shtetin serb për organizim dhe kryerjen e tij, por Beogradi hedh poshtë këto akuza.

Kurteshi e ka përmendur që një tjetër arsye për moscertifikim të Listës Serbe është që ajo parti nuk e ka dënuar asnjëherë sulmin në Banjskë, dhe që nuk është distancuar asnjëherë nga “aktet terroriste që kanë ndodhur në Kosovë”.

Kosova kërkon ekstradimin e Radoiçiçit në Kosovë, ndërsa ai besohet se është i lirë në Serbi.

KQZ: 27 subjekte politike të certifikuara për 9 shkurt

Përgjatë takimit të së hënës, KQZ-ja e ka certifikuar grupin e dytë të partive politike – 16 sosh me 626 kandidatë për deputetë.

Më 18 dhjetor është certifikuar grupi i parë – 11 subjekte politike me 606 kandidatë për deputetë.

Në total, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 27 parti politike.

Prej tyre, 19 janë parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Numri i kandidatëve për deputetë ka shkuar në 1.232.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

Deri më tani janë mbajtur një mori zgjedhjesh të parakohshme./REL

Next Post
“Bllokimi i rrugëve, vepër penale”/ Demokratët nuk respektojnë thirrjen e policisë, nis protesta e opozitës

"Bllokimi i rrugëve, vepër penale"/ Demokratët nuk respektojnë thirrjen e policisë, nis protesta e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

Vuçiç: Do të jem president vetëm për disa javë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

Turizmi në Shëngjin shënon rritje, Rama: Resortet me 5 yje, jo vetëm domosdoshmëri ekonomike po edhe gjeostrategjike

June 27, 2026
Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

Tension në Lindjen e Mesme, Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

June 27, 2026
Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

Pogradec/ Burri dhunon rëndë bashkëshorten 69-vjeçare, niset drejt Traumës me helikopter

June 27, 2026
Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

Tërmeti në Venezuelë godet rëndë ekonominë, humbje sa 6% e PBB-së

June 27, 2026
Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

Bllokohet në Maltë ngarkesa me ushqime nga Shqipëria, autoritetet: Rrezik për shëndetin publik

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In