Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të mbajë një fjalë hyrëse.
Në axhendën e Kuvendit kosovar sot është edhe mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, ku pritet shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2014, si dhe procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.