• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/Komunat serbe në veri vendosin masa kundër pandemisë

by Java News
07/07/2020 22:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtabi i Krizës për komunat veriore të Kosovës, ka vendosur që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Gjithashtu gjatë kësaj kohe ndalohet hyrja apo dalja nga katër komunat me shumicë serbe, përveç personave me leje të veçantë.

Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi. Vendimi do të vlejë për shtatë ditët e ardhshme.

Sipas anëtarëve të Shtabit të Krizës, kjo masë është vendosur për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Vendimet i bëri të ditura në një konferencë për media, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal të Kosovës.

“Masat e karantinës janë vendosur në katër komunat veriore”, tha ai.

Nga 61 pacientë të testuar të hënën, 53 dolën pozitiv në koronavirus, tha Instituti i Shëndetit Publik në veri të Mitrovicës, i cili vepron nën sistemin shëndetësor serb. Rezultatet e analizave arriten nga laboratori i Institutit Veterinar të Kraljevës.

Rezultatet për 62 pacientë që janë testuar të martën, ende nuk kanë arritur.

Qytetarëve u është bërë thirrje të sillen me përgjegjësi, të veshin maska mbrojtëse, të respektojnë distancën fizike dhe të ruajnë higjenën personale.

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve, Qeveria e Kosovës ka miratuar një seri masash që synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, të cilat kanë filluar të zbatohen më 6 korrik.

Në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri, ku ka numër më të madh të të infektuarve, është kufizuar tërësisht lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.​ Këto masa, tani do të vlejnë edhe për komunat në veri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri më 6 korrik, 79 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërkaq numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 3.703./ REL

Next Post
FOTO/ Modelja Moss kujdeset për maskën, por zbulon të brendshmet

FOTO/ Modelja Moss kujdeset për maskën, por zbulon të brendshmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

President nga familja Jashari në Kosovë? Nipi i heroit e refuzon kategorikisht: Gjeni një emër tjetër, s’kam ambicie politike

February 25, 2026
“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

“Faleminderit Ramës për përkushtimin ndaj çlirimtarëve të UÇK-së”, Haradinaj ndaj detaje nga takimi me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus

February 25, 2026
Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

Orban vendos njësi ushtarake në lindje të vendit: Kemi informacione për sulme të mundshme nga Ukraina

February 25, 2026
Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

Rregulla të reja për privatizimet/ Trojet e lira u kalojnë ish-pronarëve, shiten edhe objektet me qira “1 Euro”

February 25, 2026
Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

Vance: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore! Trump ende preferon një zgjidhje diplomatike

February 25, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Fallxhorët e Medias

February 25, 2026
Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

Moti i keq godet infrastrukturën/ Mediat portugeze raportojnë situatën: 30 mln € dëme në një bashki

February 25, 2026
Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

Eksperti: Rruga u dëmtua nga gërryerja! Të ndalen menjëherë lejet mjedisore për shfrytëzimin e inerteve në lumin Shkumbin

February 25, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Lapaj thirrje opozitës të protestojë 24 orë në shesh: Duhet qeveri tranzitore 12-mujore dhe kod i ri zgjedhor

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In