• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti financiar/ Jahjaga shpenzime astronomike si Presidente e Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
25/05/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, po del të jetë kampione e shpenzimeve të fillimvitit në institucionet publike. Ajo ka shpenzuar rreth 95 mijë euro gati për çdo muaj, për mallra dhe shërbime. Për rreth 4 muaj, presidenca ka shpenzuar 82.57 për qind të rrjedhës së parave të planifikuara tek mallrat dhe shërbimet, kurse 62.33 për qind të rrjedhës së parasë së planifikuar te pagat dhe mëditjet.

Në raportin financiar të shpenzimeve të presidencës gjatë këtij viti, të cilin Telegrafi e ka siguruar pas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, në tremujorin e fundit të mandatit të saj si presidente, Jahjaga kishte bërë shpenzime enorme. Kurse, me dinamikën e shpenzimeve të saj, presidencës nuk do t’i mjaftonte as një buxhet shumë më i madh, se ai prej 1.6 milion euro, sa është buxheti vjetor në tersi i Presidencës, shkruan Telegrafi. Në raportin e shpenzimeve vërehet se gjatë muajve të parë të vitit, 181,439.56 euro janë vetëm shpenzime të udhëtimit, kurse 57,561.65 euro shpenzime të përfaqësimit si reprezentacion.

Nga 395,532.88 euro sa janë shpenzuar prej fillimit të vitit e deri në muajin e parë të mandatit të ri presidencial, vetëm 67,180.00 euro ishin borxh i fundvitit 2015, kurse shumica e obligimeve ishin të tremujorit të parë. Si shpenzime të papaguara, në raportin e shpenzimeve figurojnë edhe shpenzimet e inaugurimit të presidentit Thaçi, për të cilat Telegrafi do të raportoj të enjten. Gjatë muajve të parë të vitit, si shpenzime të tjera të mallrave dhe shërbimeve, vetëm për furnizime për zyrë, ushqim e pije dhe për akomodim u shpenzuan 46,808.04 euro.

Siç shihet nga plani gjashtëmujor i presidencës për rrjedhën e parasë në vlerë prej 479 mijë euro për mallra dhe shërbime, afër 400 mijë euro janë shpenzuar vetëm në katër muajt e parë. Ndërsa, shikuar në planifikime vjetore, për katër muaj janë shpenzuar 51.34 për qind të mjeteve të parashikuara, prej 770,421 euro, për t’u shpenzuar për tërë vitin 2016. Ajo që më së lehti mund të konstatohet tash është që Presidenca e Kosovës është duke shkuar drejt “falimentimit”, sepse me shpenzimet e bëra deri më tani, ka tejkaluar skajshëm të gjitha planet për shpenzimin e buxhetit të saj. Ndryshe Atifete Jahjaga ka dorëzuar mandatin e Presidentes së Kosovës më 7 prill te Hashim Thaçi.

ma.me

Next Post

Pas triumfit Ranieri sërish modest: Sezonin tjetër luftojmë për mbijetesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In