• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosovë/ Ish-kryeministri Isa Mustafa kritika kabinetit Haradinaj

by Java News
12/01/2019 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i LDK-së, e ish-kryeministri Isa Mustafa, ka bërë një krahasim mes kabinetit të tij sa ka qenë në krye të ekzekutivit dhe atij aktual, që drejtohet nga Ramush Haradinaj.

Ka marrë shkas nga publikimi i KTV-së, për numrin e madh të këshilltarëve që ka Haradinaj.

“Ditë më parë u publikua se Kryeministri i tanishëm ka vendosur t’i ketë 35 këshilltarë e disa zëvendëskryeministra nga 11. Nga kabineti i kryeministrit u arsyetua se edhe qeveria e drejtuar nga LDK ka lënë pas vetes numër të madh të këshilltarëve, flitej për qindra. Ata që japin deklarata duhet ta dinë se qeveria që shkon nuk lë pas vetes asnjë këshilltar, pasi këta shkojnë me qeverinë (Kryeministrin, zv.kryeministrat dhe ministrat)”, ka thënë Mustafa.

 

Mustafa ka thënë se në qeverinë e tij, “Kryeministri i ka pasur 11 këshilltarë (të brendshëm e të jashtëm), zv.kryeministrat nga gjashtë dhe ministrat nga 5. Qeveria ka pasur rreth 40 zëvendësministra”. “Numri tjetër prej rreth 400 të punësuarve pranë Zyrës së Kryeministrit janë punonjës të Agjencisë së Veterinarisë dhe të Institutit të Statistikës, për të cilit kishim iniciuar procedurat ligjore që të kalojnë në ministritë përkatëse, ashtu siç patëm vepruar me Agjencionin e arkivave. Natyrisht se nuk është çështje ime të udhëzoj Kryeministrin e tanishëm se çfarë kabineti duhet të ketë, sepse kjo i përket llogaridhënies politike të çdonjërit që ushtron funksione politike. Por, e ndjej të nevojshme të sqarojë para opinionit realitetin. Edhe pse, një numër i përkrahësve të mi po më thonë, profesor mos u merr me ta!”, ka thënë Mustafa, në një postim në profilin e tij në Facebook. (b.an)

Next Post
RAPORTI/ Kina dhe India do të jenë ekonomitë më të fuqishme në botë

RAPORTI/ Kina dhe India do të jenë ekonomitë më të fuqishme në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com