Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka ofenduar Kryeministrin Isa Mustafa, të cilin e ka quajtur qen.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë në hyrje të Kuvendit, kur është ndalur nga sigurimi, i cili ka thënë se kanë urdhër për të mos lejuar hyrjen e deputetëve në objektin e Parlamentit.
“Le të këshillohet me Hashimin, Kadrinë me Isë qenin”, ka thënë Haradinaj.
“Shtyju, budalla”, ka qenë fyerja tjetër që Haradinaj ka bërë në drejtim të punëtorit të sigurimit të Kuvendit.
Videon e mëposhtme e ka realizuar kameramani i Klan Kosoves.