• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOSOVE/ Frikësimi i dëshmitarëve vë në rrezik gjykimin “peshqve të mëdhenj”

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërcënimet dhe frikësimet vazhdojnë të jenë arsyeja kryesore pse dëshmitarët në proceset gjyqësore, sidomos në rastet e cilësuara si të ndjeshme, shpeshherë refuzojnë tërësisht t’i tregojnë ato që dinë. Mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të mbetet një nga sfidat për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Kohët e fundit, organet e ndjekjes penale kanë kryer një varg arrestimesh, përfshirë edhe persona të profilit të lartë politik, apo siç quhen shpesh, “peshqve të mëdhenj”, të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion. Që nga viti 2011, Kosova  ka ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ai mundëson masa mbrojtëse për të siguruar mbrojtje të personit të mbrojtur nga rreziku serioz.

Mirëpo, ky ligj, sipas njohësve të sistemit të drejtësisë dhe avokatëve, nuk po gjen zbatim në Kosovë.

Betim Musliu, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thekson për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë asnjëherë nuk ka pasur ambient të përshtatshëm për dëshmitaret, e sidomos për dëshmitaret e mbrojtur.

Musliu thekson se brishtësia e sistemit të drejtësisë që nga pas lufta e deri me thash ka bërë që në asnjë formë dëshmitarët potencial nuk kanë pasur besim që t’u ofrohen prokurorive dhe gjykatave për të dhënë dëshmi.

“Nuk ka pasur asnjëherë programe specifike, të cilat do të ndikonin në ofrimin e dëshmitarëve për të dëshmuar për veprat tjera penale karakteristike, që mund të jenë, si krimi i organizuar apo korrupsioni. Vetëm së fundmi po flitet se në rastet e ashtuquajtura të profilit të lartë mund të ketë dëshmitarë të mbrojtur për të cilët tashmë ka filluar edhe një kërcenim (apo mbrojtje) nga ana e gjyqësorit, se vetëm përmendja e emrit të tyre mund të përbejë vepër penale nga kushdo qoftë”, tha Musli.

Për aplikimin e programeve për mbrojtje të dëshmitarëve, vijoi Musliu, deri më tani nuk ka pasur një seriozitet si nga ana e institucioneve vendore apo EULEX-it si dhe UNMIK-ut në të kaluarën.

“Prandaj do të duhej që shteti të investojë shumë e më shumë në hartimin e programeve të cilat do të ishin të favorshme për dëshmitarët. Kjo nuk ka ndodhur deri me tash dhe ky ambient, nëse vazhdon kështu, do të ndikojë që edhe ata që mund të jenë dëshmitarë të largohen e lëre më që të ketë dëshmitarë të ri që t’i ofrohen sistemit të drejtësisë”, u shpreh Musliu.

Ndërkohë, avokati Tomë Gashi konsideron se për faktin që ligji nuk po zbatohet, institucionet, sipas tij,duhet të ndërmarrin masa për realizimin e programeve të ndryshme në mënyrë që shumë çështje gjyqësore të zgjidhen.

“Sigurisht se ka mundësi të përmirësimit të këtij ligji, mirëpo është pak e pamundshme që në Kosovën e vogël të mos dihet identiteti i dëshmitarëve të caktuar, sepse për rastet të cilat janë në shqyrtim e sipër, zakonisht dëshmitarët vijnë nga vendi ku edhe i dyshuari jeton në afërsi”, tha Gashi.

Tutje, avokati Gashi thekson se me fillimin e funksionimit të Gjykatës Speciale, çështja e dëshmitarëve të mbrojtur do të vë në pah edhe më shumë moszbatimin e ligjit dhe programet e nevojshme që do të duhej t’i kishte Kosova.

“Këto mungesa janë shfrytëzuar që bashkësia ndërkombëtare të pranojë aprovimin dhe funksionalizimine një gjykate të huaj, duke pretenduar se në Kosovë nuk mbrohen fare dëshmitarët apo është jashtëzakonisht vështirë të mbrohen ata, për shkak të territorit të vogël dhe numrit të popullsisë që është rreth 2 milionë”, tha Gashi.

Në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nuk kanë dashur që të flasin shumë për programet dhe ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Në një përgjigje me shkrim nga zyra për media që i është thënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se në bazë të ligjit edhe masat e mbrojtjes mund të zbatohen para, gjatë dhe pas procedurës penale për personat e rrezikuar në lidhje me hetimet për veprat penale.

Në kuadër të institucioneve të drejtësisë ekziston një komisioni i cili merret me mbrojtjen e dëshmitarëve. Ky komision udhëhiqet nga kryeprokurori i Shtetit, kryesuesi i Zyrës së hetuesisë së Policisë së Kosovës, dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Kosovës parasheh mbrojtje për dëshmitarët në procedurë penale, në rast se ka rrezik serioz për rrezikim të jetës, shëndetit apo pronës së dëshmitarit apo edhe anëtarit të familjes, siç është urdhri për masa mbrojtëse apo urdhri për anonimitet nga të pandehurit apo publiku.

Pas luftës, mbrojtja e dëshmitarëve si kompetencë u ka takuar organizatave ndërkombëtare; fillimisht administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK-ut, e më pas misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

MA.ME

Next Post

Kjo vogëlushe në foto sot është deputete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In