• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë, dorëhiqet Haradinaj si deputet, përmbledhja e një dite të tensionuar

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me dy ligje tjera, u miratua të premten, në një seancë të  dytë brenda ditës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me 61 vota pro, në një procedurë të përshpejtuar, të vendosur në seancën paraprake gjatë pasditës. Në shqyrtimin e parë në seancën e nisur paradite, të ndërprerë tre herë nga gazi lotsjellës i opozitës, e të vazhduar pasdite pa opozitën e përjashtuar, Projektligji u miratua në parim me 70 vota pro e 2 abstenime.  Kjo seancë, e para e sesionit pranveror me 22 pika në axhendë do të vazhdojë javën e ardhëshme, të mërkurën, me pikat e papërfunduara. Sipas raportit  të Komisioni Evropian, të 18 dhjetorit 2015, një nga tetë kërkesat për liberalizimin e vizave përmbushet “duke siguruar pavarësinë operacionale të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik”.

Haradinaj dorëhiqet nga mandati i deputetit

Ndërkohë,  Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nëpërmjet një komunikate për media bëri të ditur se dorëhiqet nga mandati i deputetit. “Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shprehet Haradinaj përmes një deklarate për mediat.
“Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshirë edhe gabimet që po bëheshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, demarkacionin dhe asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit. Pikërisht si rezultat i një injorimi të tillë dhe e një papërgjegjësie ekstreme të pushtetarëve të këtij vendi, e vetmja r rugë veprimi e imja si deputet, kishte mbetur logjika e kundërshtimit me gaz”, shprehet më tej ai. Pas ditës së sotme, vijon Haradinaj, “konsideroj se Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk është më një institucion demokratik dhe rrjedhimisht unë nuk e shoh vetën më pjesë të kësaj legjislature”.

 Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në sallë por nuk lejohen nga sigurimi

Gjatë ditës së sotme seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë disa herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita. Nga seanca zyrtarisht janë përjashtuar 23 deputetë të opozitës. Pas rifillimit të seancës (15:00), deputetë të opozitës kanë tentuar të futen në sallë por nuk janë lejuar nga sigurimi i Kuvendit. Lideri i Lëvizës Vetëvendosje, Visar Ymeri, ai i Nismës Fatmir Limaj dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, së bashku me disa deputet të tjerë të opozitës po qëndrojnë në hollin e Kuvendit, pasi po pengohen nga sigurimi i Kuvendit që të hyjnë në sallën plenare, pas vendimit të Kryesisë për t’i përjashtuar disa prej tyre. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një prononcim për mediat tha se tërheqja zvarrë e deputetëve nuk është as legjitime dhe as demokratike. Ai tha se nuk dihet se kush ka marrë vendim për përjashtimin e deputetëve.

Po ashtu, Ymeri theksoi se nuk e ka parë vendimin me shkrim për moslejimin e tyre që të hyjnë në sallën plenare. “Ne bëmë përpjekje që ta shohim vendimin e shkruar por një gjë të tillë se kemi parë. Përjashtimi është bërë në mënyrë arbitrare dhe s’po dihet nga kush është bërë. Ky shtet është i kapur nga klika e Mustafës dhe Thaçit, te cilët kanë vendosur që shtetin ta përdorin për interesa të veta”, ka thënë Ymeri. Ndërsa, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e cilësoi arbitrar, vendimin për përjashtimin e opozitës. “Një pjesë e deputetëve janë burgosur”, tha Limaj duke shtuar se “kjo është demokracia e koalicionit qeverisës”.

​Delawie, i neveritur nga liderët e opozitës

Ndërkohë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie i konsideroi “të neveritshme veprimet e opozitës”, duke kërkuar që të ketë një rifunksionalizim të Kuvendit. “Jam këtu për të mbështetur Kuvendin e Kosovës. Duhet të ketë një Kuvend funksional që të zgjidhen problemet. Mua më vjen keq që kushtet e deputetëve janë minimale për të bërë punën e tyre, për shkak se disa persona nuk po e lejojnë këtë. Shumë qytetarë të Kosovës kanë ikur e kanë vdekur vite me radhë që të kenë këtë pavarësi, që sot të jetojnë të lirë. Kjo që po bënë opozita është e neveritshme”, tha Delawie. Ndërkohë policia ka vijuar me arrestimin e të gjithë deputetëve që kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Gjatë ditës janë arrestuar Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu. Ndërkohë pasdite bëhet e ditur se janë arrestuar edhe Mytaher Haskuka, Teuta Haxhiu dhe Enver Hoti. /KosovaPress/

Next Post

Egjipt: “4 vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët kërkojnë shkaqet

11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët kërkojnë shkaqet

April 29, 2026
Kina do t’u japë trajtim pa tarifa të gjitha vendeve afrikane me marrëdhënie diplomatike

Kina do t’u japë trajtim pa tarifa të gjitha vendeve afrikane me marrëdhënie diplomatike

April 29, 2026
I shkoi Metës në burg, Balliu: Jeton në kushte të këqija, po hakmerren politikisht

I shkoi Metës në burg, Balliu: Jeton në kushte të këqija, po hakmerren politikisht

April 29, 2026
Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

April 29, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

“Merz nuk di për çfarë po flet!” Kancelari gjerman: Jam kundër luftës, por me Trump shkoj mirë

April 29, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

Meta, Veliaj e Beqaj në kafaz! Spaho: Mentalitet primitiv! Gjyqet s’jepen LIVE se dosjet ‘s’janë qepur mirë’

April 29, 2026
SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

April 29, 2026
​KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

​KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

April 29, 2026
Parada e 9 Majit në Moskë pa tanke e artileri – Putini zvogëlon spektaklin për shkak të luftës në Ukrainë

Parada e 9 Majit në Moskë pa tanke e artileri – Putini zvogëlon spektaklin për shkak të luftës në Ukrainë

April 29, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD e thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, nesër skadon afati për ‘rivalët’ e Berishës

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In