• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/ Del rezultati për të dyshuarin me koronavirus

by Java News
09/02/2020 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

hidhet poshte rasti i dyshuar ne Kosove. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se pacientja e shtrirë në Klinikën Infektive, me dyshimet se mund të ishte e prekur nga koronavirusi, nuk është prekur nga sëmundja që origjinën e ka nga Kina. Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë, dhe rezultati ka dalë negativ. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Edhe Lendita Berisha, drejtoreshë e Klinikes Infektive, e ka konfirmuar lajmin. Sipas mjekëve të QKUK’së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë. Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar. Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

“Bëhet fjalë për një shtetase të huaj në Kosovë, që ka qëndruar në një qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ndërkohë, numri i viktimave në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në 723, njoftoi Komisioni Kombëtar Shëndetësor i vendit (NHC). Autoritetet njoftuan se deri më tani janë konfirmuar 34 546 raste, ndërsa 86 persona kanë vdekur dhe më shumë se 3000 raste të reja janë zbuluar gjatë 24-orëve të fundit.

Numri i personave nën vëzhgim mjekësor është rritur në 185 555, ndërsa numri i atyre që dyshohet se janë të infektuar është 27 657. Gjithashtu numri i personave të infektuar jashtë territorit kryesor të Kinës ka arritur në 26 në Hong Kong dhe 10 në Makau. Thuhet se virusi është transmetuar te njerëzit nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët e natës. Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë. Shumë vende kanë evakuuar qytetarët e tyre nga Wuhan-i, epiqendra e virusit dhe zona të tjera të prekura të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare.

Next Post
Spitali i Korçës/“Benz-i” e aksidenton 40-vjeçaren teksa po kalonte rrugën

Spitali i Korçës/“Benz-i” e aksidenton 40-vjeçaren teksa po kalonte rrugën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com