• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kosovë/ Bosnja pret heqjen e taksës

by Java News
17/01/2019 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sarajevë, 17 janar- Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe i Marrëdhënieve Ekonomike i BeH, Mirko Sharoviq ka konfirmuar sot se pala kosovare, me kërkesë të Bosnjës e Hercegovinës ka pranuar negociata bilaterale për shfuqizimin e vendimit për vendosjen e taksës 100 për qind në mallrat nga ky shtet, raporton klix.ba, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, tashmë janë në zhvillim e sipër përgatitjet për takime bilaterale në nivel ekspertësh për gjetjen e zgjidhjeve adekuate dhe për pengimin e pasojave më të mëdha të shkaktuara nga masat e marra nga Kosova.

“Nuk mund ta parashohim rrjedhën, por është me rëndësi se ia kemi dalë të hapim negociatat në nivel ekspertësh. Në vend se të aplikojmë kundërmasa, që askujt nuk do t’u shërbenin, kemi krijuar kushte që problemet të zgjidhen në nivel profesional, meqë qëllim ynë parësor është të mbrojmë bizneset vendore të cilat gjatë muajve të fundit nuk mund të eksportojnë në përputhje me rregullat e tregtisë së lirë dhe që të pengojmë dëmet”, citohet të ketë deklaruar Sharoviq.

Bosnja e Hercegovina është dëmtuar së paku për 4,5 milionë dollarë pas vendosjes së taksës në prodhimet e BeH nga ana e Prishtinës.

Citohet po ashtu ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili të mërkurën ka deklaruar se nuk mund të refuzohet kërkesa e SHBA për heqjen e taksës në prodhimet nga Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.

Qeveria e Kosovës në fillim të nëntorit ka vendosur masa mbrojtëse ndaj importit të të gjitha prodhimeve nga Serbia e BeH. Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq ka thënë se dëmi i drejtpërdrejtë në Serbi nga vendosja e taksës nga Kosova kap 34,6 milionë euro, ndërsa dëmi i tërthorët është shumë më i madh, shkruan klix.ba, transmeton Koha.net. (b.an)

Next Post
CEREMONIA / Përkujtohet në Lezhë 551-vjetori i vdekjes së Skënderbeut

CEREMONIA / Përkujtohet në Lezhë 551-vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com