• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kosovë/“Autonomia” e Asociacionit ka në plan të marrë ”Trepçën”

by Java News
23/05/2018 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy nga resurset më të mëdha të Kosovës janë përfshirë në diskutimet e Ekipit Menaxhues në kuadër të hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Trepça”, e cila funksionon e ndarë dhe liqeni i Gazivodës kanë qenë objekt diskutimi në takimin e radhës të Ekipit menaxhues, që në rend dite ka pasur zhvillimin ekomomik.

Aty kanë marrë pjesë drejtori i Gazivodës, Srgjan Vuloviq dhe drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, shkruan Koha Ditore.

Një pjesë e “Trepçës” dhe Gazivoda, të cilat Kosova i konsideron ndër resurset me rëndësi strategjike, gjeografikisht janë në veriun e vendit, të populluar me shumicë serbe. Siç raportojnë mediet lokale në veri, në takim është kërkuar të mos vihen pengesa në funksion të zhvillimit ekonomik, “si parakusht i rëndësishëm për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”.

Gazeta ka pyetur në kabinetin e Haradinajt nëse janë në dijeni për ato që janë diskutuar në takimin e së hënës, por ka munguar përgjigjja. Sqarime nuk janë ofruar as nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila mbikëqyr procesin e hartimit të statutit.

Por kreu i këtij dikasteri, Ivan Todosojeviq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe ka qëndrim ndryshe prej kryeministrit Haradinajt kur është fjala për Asociacionin.

Përmes një deklarate dhënë medieve serbe, ai ka kërkuar përshtatjen e ligjeve të Kosovës për Asociacionin duke paralajmëruar se udhërrëfyes për hartimin e statutit i kanë marrëveshjet e Brukselit, por jo edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur shkelje në të shtatë kapitujt e marrëveshjes së gushtit të vitit 2015, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Barça, me paratë e pesë lojtarëve do blejë Griezman

Barça, me paratë e pesë lojtarëve do blejë Griezman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In