
Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 17 korrik, Kosova ka regjistruar 107.894 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 persona kanë vdekur dhe 105.531 janë shëruar.
Aktualisht në Kosovë raste aktive janë 98. Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orë janë administruar 12.430 doza të vaksinës.
Në total, Kosova ka administruar 310.415 doza të vaksinës, ku 90.165 persona janë vaksinuar plotësisht (me dy doza), ndërkaq 220.250 persona janë vaksinuar me dozën e parë.











