Deputetet nga AAK Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu janë ndaluar nga policia para Kuvendit të Kosovës.
Të dyja këto janë shoqëruar me një veturë drejt stacionit të Policisë.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress vetë deputetja Kadriaj e cila tha se në Polici po shkon vullnetarisht. Kadriaj më herët është parë duke futur gazin lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës, i cili më vonë është hedhur nga Glauk Konjufca.
Dy deputetet dyshohet se e kanë futur gazin brenda ndërtesës së Kuvendit, dhe atë ia kanë dhënë Glauk Konjufcës dhe Pal Lekajt.