• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOSOVE/ Ambasadori i SHBA: Ka kufinj për ç’mund të bien dakord Thaçi dhe Vuçiç!

by Java News
17/08/2018 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dhënë një mesazh për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke thënë se duan një marrëveshje që sjell siguri për të gjithë qytetarët kosovarë, dhe jo një të tillë që më shumë do të sillte probleme se sa t’i zgjidhte ato.

“Jam i kënaqur që kaq shumë qytetarë kosovarë tani po marrin pjesë në biseda të rëndësishme rreth dialogut me Serbinë. Kjo është një gjë e mirë. Sidoqoftë, dua që t’i qartësoj disa gjëra”, thotë Delawie në mesazhin e publikuar në ueb-faqen e ambasadës amerikane.

“Ne besojmë që substanca e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të vjen nga vetë palët. Por se çfarë do të pranojmë, ka kufij. Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës; jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit të saj, si dhe suksesit të saj ekonomik. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që SHBA-ja e ka pasur në dhënien fund të konfliktit në Ballkan në përgjithësi, dhe në veçanti në Kosovë”.

“Nuk duam që t’u kthehemi ditëve të vjetra; nuk duam ta shohim një marrëveshje që më shumë do të sjellë probleme se sa që t’i zgjidhë ato. Duam të ndihmojmë në arritjen e një marrëveshjeje që është e zbatueshme, e qëndrueshme, dhe që kontribuon në stabilitetin e rajonit. Secila marrëveshje duhet të sjellë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë grupet e cenueshme, Serbët e Kosovës dhe Kishën Ortodokse Serbe”.

Sipas Delawie-t, kohëve të fundit janë shfaqur retorika që nuk ndihmojnë gjë, pos që rikthejnë kujtimet e kohës së komunizmit, ndërkaq siguroi qytetarët e Kosovës se Amerika do ta vazhdojë përkrahjen për vendin.

“Ka pasur një retorikë të padobishme këto javët e fundit, përfshirë kërcënime dhe lloj të gjuhës që e kemi dëgjuar në ditët e fundit të Komunizmit. Kjo duhet të marrë fund. Deklarata të tilla minojnë shanset për një zgjidhje dhe ngritin tensione. Dhuna dhe kërcënimet për dhunë janë të papranueshme”.

“Do të jemi me ju përgjatë këtij rrugëtimi. Në javët në vijim, dua që t’ju prezantoj me disa nga diplomatët që kanë arritur së fundi në Ambasadë, që i janë bashkuar ekipit tonë për t’u siguruar që partneriteti ynë me Kosovën mbetet i fuqishëm”./Klan Kosova

ma.me

Next Post
“Shullazi”/ Përgjimi i telefonatave me Gilmano Danin, reagon deputeti Cyrbja: Lajm i sponsorizuar!

"Shullazi"/ Përgjimi i telefonatave me Gilmano Danin, reagon deputeti Cyrbja: Lajm i sponsorizuar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In